A ju ka ndodhur ndonjëherë që të ndiheni pa energji dhe doni të rrini shtrirë në shtrat dhe të shikoni televizor? Është normale që herë pas here të gjithë ndjehen si kjo, por nëse kjo ndodh më shpesh atëherë patjetër duhet një dozë e mirë energjie.
Shumë njerëz mbështeten në kafeinë dhe pije energjie për të qenë në gjendje të bëjnë punën e tyre, për të funksionuar mirë, por me përdorim të tepruar ka efekte negative. Sheqeri në gjak mund të shkaktojë dëme edhe më të mëdha që mund të rezultojnë në mungesë të energjisë. Nëse doni ta rrisni energjinë tuaj pa ndonjë pasojë të padëshiruar, mund ta arrini atë me ndihmën e disa vitaminave në vijim …
Vitamina B-12
Studimet kanë treguar se shumë njerëz kanë mungesë të kësaj vitamine dhe për këtë arsye ata janë të ulët në energji, kanë vështirësi në përqëndrim dhe ndjenjën e dridhjes në gishtat e duarve dhe këmbëve. Ju mund të merrni shumën më të lartë të B-12 përmes mishit të viçit, skumbri, kërpudha, djathi i verdhë dhe vezët. Doza e rekomanduar ditore e kësaj vitamine është 2.4 mikrogram.
Edhe pse vitamina B12 rëmdësin e saj, kjo nuk do të thotë se vitaminat B të tjera nuk mund t’ju ndihmojnë për të rritur nivelin tuaj të energjisë. Përveç B-12, vitamina thiamine (B 1), riboflavin (B 2), niacin (B-3), acid pantotenik (B5) peridoxine (B-6), biotin (B-7 ) dhe acid folik (B-9). Këto vitamina jo vetëm që do t’ju ndihmojnë me energji, por gjithashtu njihen si parandaluese e sulmeve, sëmundjeve kardiovaskulare dhe depresionit. Nëse i konsumoni rregullisht, jo vetëm që do të ndiheni më mirë, por do të përmirësoni shëndetin tuaj të përgjithshëm. Ju mund të gjeni shumat më të mëdha të kompleksit B në spinaq, salmon, patate dhe thjerrëza. Doza e rekomanduar ditore: thiamine – 1.1 mikrogram, riboflavin – 1.1 mikrogram nijacin – 14 mg, acid pantotenik – 5 mg, pyridoxine – 1.3 mg biotin 30 – mikrogram dhe acid folik – 400 mikrogram.
Vitamina D
Vitamina D jo vetëm që do të rritë energjinë tuaj, por gjithashtu do t’ju ndihmojë për të forcuar kockat tuaja dhe kështu do t’ju ofrojë një jetë të gjatë aktive. Ka dy mënyra në të cilat ju mund të furnizoni sasinë e nevojshme të kësaj vitamine në trupin tuaj. Mënyra e parë është përmes qumështit ose peshkut, dhe mënyra tjetër është përmes ekspozimit në rrezet e diellit të ngrohtë. Nëse vendosni të rrëziteni, bëni 15 minuta çdo ditë.
Coenzyme Q10
Coenzyme Q10 është vendimtare për mirëqenien e përgjithshme, sepse ajo mban funksionimin bazik të qelizave tuaja. Gjithashtu ndihmon në ruajtjen e performancës optimale të sistemit tuaj kardiovaskular, gjë që është shumë e rëndësishme nëse jeni fizikisht aktiv. Prodhimi i Coenzyme Q10 zvogëlohet me rritjen e moshës tuaj, ndërsa pirja e duhanit është shumë më ndikuese. Coenzyme Q10 në sasi të mëdha mund të gjendet në peshq, në organe të caktuara (mëlçi dhe veshka), si dhe në ushqimet e drithërave. Konsultohuni me një mjek se cila është sasia më e mirë e përditshme për ju.
Hekuri
Nëse vuani nga një mungesë kronike e energjisë, mjeku juaj do të dëshirojë të provojë nivelin e hekurit në gjakun tuaj. Lodhja e pashpjegueshme mund të shkaktohet nga mungesa e hekurit ose anemia.
Për tu siguruar që po shtoni hekur të mjaftueshëm, hani mish të kuq, vezë, fruta të thata dhe drithëra me hekur. Kombinoje atë me ushqime që përmbajnë shumë vitaminë C (portokalli, pjepër, speca jeshile dhe domate), kështu që trupi juaj mund të thith hekurin. Për tableta me hekur, konsultohuni me mjekun tuaj sepse mund të jenë shumë të vështira për stomakun dhe zorrët. Doza e rekomanduar ditore e hekurit është 500 miligramë.
Përmblodhi dhe përshtati
STUDENTET.MK