Një kulturë korporative e mirësjelljes artificiale dhe shmangies së konflikteve është shumë e dëmshme për biznesin dhe punonjësit në planin afatgjatë, argumenton psikologia sociale Tesa Vest.
Sipas saj, punonjësit në kompani në mbarë botën janë nën presion për të qenë gjithmonë të sjellshëm, të buzëqeshur, të dhembshur dhe të kujdesshëm, të cilat padyshim janë cilësi të mira, por nuk mund të jesh gjithmonë i tillë sepse nuk është as e natyrshme për specien njerëzore dhe as e mire për punë. “Rezultati i këtij modeli sjelljeje është kryesisht komunikimi i paqartë në vendin e punës dhe shmangia e përjetshme e konfrontimeve, të cilat nuk kontribuojnë në qëllimin e tyre – zhvillimin e biznesit”, pohon Vest.
Ajo beson se për dallim nga detyrimi i dashamirësisë artificiale, punonjësit në fakt duhet të dëgjohen dhe të inkurajohen të shprehin lirisht kritikat, jo vetëm lavdërimet. Megjithatë, tani njerëzit që kritikojnë diçka konsiderohen toksikë në shumë kompani. Prandaj, është më e lehtë për punonjësit të flasin për të gjithë në superlativë, gjë që çon jo vetëm në mungesën e miqësive të vërteta në grupet e punës, por edhe në humbjen e ndjenjës së sigurisë mes tyre, sepse nuk e dini se cili nga punonjësit cka mendon për të tjerët.
Përmblodhi dhe përshtati:
www.studentet.mk