Më shumë se 1.5 miliardë njerëz nuk kanë qasje në ujë të pastër që është i sigurt për t’u pirë.

Pothuajse 4 milionë njerëz vdesin çdo vit nga sëmundjet që lidhen me ujin e pastër të pijshëm.

Në çdo kohë, pothuajse gjysma e njerëzve të varfër në botë luftojnë me ndonjë sëmundje të shkaktuar nga higjiena e dobët ose uji i ndotur.

Për të prodhuar një kilogram kafe nevojiten 11,000 litra ujë.

Gjysma e shkollave në botë nuk kanë qasje në ujë të pastër, dhe  nuk kanë kushte adekuate sanitare.

Duhen 300 litra ujë për të shtypur një revistë javore.

70% e ujit të përdorur shkon për qëllime bujqësore, ndërsa  industria përdor 22%.

Të gjithë fëmijët së bashku humbasin 443 milionë ditë shkollore për shkak të sëmundjeve që lidhen me ujin e ndotur.

Gratë në disa zona të Afrikës dhe Azisë ecin mesatarisht 6 kilometra çdo ditë për të marrë ujë të pijshëm të pastër.

Një makinë larëse enësh përdor mesatarisht 100 litra për larje.

Duhen 5000 litra ujë për të prodhuar një kilogram oriz.

Vazhdon …

Përmblodhi dhe përshtati:

www.studentet.mk

About Author