Viti që po kalon do të mbahet mend për pandeminë që mori gati 1.7 milion jetë në të gjithë botën. Sidoqoftë, në fund të këtij viti, ekziston optimizëm për vaksinën e koronavirusit, e cila është një arritje e vërtetë shkencore. Këtu janë gjashtë zhvillimet më të mëdha shkencore dhe teknologjike gjatë vitit 2020.

Vaksina e parë e koronavirusit

Më 31 dhjetor 2019, Kina njoftoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për shpërthimin e një sëmundjeje misterioze të frymëmarrjes, e quajtur më vonë Covid-19, në qytetin Wuhan. Shkencëtarët filluan të punojnë drejt përpilimit të vaksinës qysh në janar, kur autoritetet kineze botuan hartën e gjenomit të koronavirusit që shkakton sëmundjen.

Zakonisht duhen rreth 10 vite për të zhvilluar një vaksinë të re, por për shkak të pandemisë, nuk kemi pasur aq shumë kohë. Provat e para klinike tek njerëzit filluan në mars dhe tani po testohen deri në 67 vaksina, 17 prej të cilave janë në fazat e fundit të provave klinike. Vaksinat e bëra nga Pfizer dhe BionTech, dhe ajo e Moderna janë miratuar tashmë në disa vende dhe janë në përdorim.

Fluturimet e para me njerëz në anijen kozmike “Dragon” të NASA

Astronautët Doug Harley dhe Bob Benken nga NASA bënë histori më 31 maj kur ata u bënë njerëzit e parë që zbarkuan në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me anijen Dragon të SpaceX, në pronësi të Elon Musk-ut. Ishte fluturimi i parë astronaut në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës nga një anije kozmike amerikane në nëntë vjet.

Që nga viti 2011, astronautët kanë arritur në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar ekskluzivisht me raketën hapësinore “Soyuz” nga porti hapësinor i Kazakistanit. Misioni, i cili përfshinte Harley dhe Benken, ishte i pari në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar me një raketë në pronësi të një kompanie private.

Anija kozmike Crew Dragon është një version i modifikuar i kapsulës Dragon, me të cilën SpaceX ka kryer dërgesa në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar për vite me rradhë. Më 15 nëntor, raketa Falcon 9 nisi përsëri anijen Crew Dragon me katër astronautë që qëndruan në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar për gjashtë muaj.

Tre vende kanë dërguar anije kozmike në Mars

Gjatë verës, deri në tre misione kozmike u drejtuan për në Mars. Anija kozmike “Al-Amal” është misioni i parë ndërplanetar në botën arabe. Bëhet fjalë për një orbitë të dërguar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila do të mbërrijë në Mars në pranverën e vitit 2021. Tianven 1 (që përkthehet në “Pyetje për Parajsën”), është anija e parë kineze që lëshohet në një planet. Si pjesë e misionit, Kina ka zhvilluar një orbitë, një zbarkues dhe një rover, i cili ka radarë për të kërkuar ujë nën sipërfaqe.
Më në fund, NASA dërgoi roverin “Perseverance”, i cili është i pajisur me 23 kamera dhe ka dy mikrofona, kështu që për herë të parë do të dëgjojmë tinguj nga atmosfera e hollë e Marsit. Roveri do të kërkojë gjurmë të jetës së mundshme në Mars në të kaluarën.

Gaz i gjetur në Venus, shenjë që mund të ketë organizma të gjallë

Ka gjurmë të fosfinës në atmosferën e Venusit, një gaz që shoqërohet me ekzistencën e organizmave të gjallë në Tokë, raportuan shkencëtarët britanikë në shtator në revistën “Nature Astronomers”. Kushtet e Venusit shpesh përshkruhen si ferr, sepse temperatura ditore është mjaft e lartë, sa për shkrirjen e plumbit dhe atmosfera është pothuajse tërësisht e përbërë nga dioksid karboni. Sidoqoftë, pavarësisht zbulimit të shkencëtarëve, fosfina nuk është dëshmi e jetës, por kimia e pashpjegueshme krijon këtë gaz që shkatërrohet natyrshëm në retë acide të Venusit.

Misteri i gurëve të “Stonehenge”-ut është zgjidhur

Për shekuj me radhë, ekspertët kanë kërkuar të përcaktojnë origjinën gjeografike të gurëve të përdorur për të ndërtuar Stonehenge, mijëra vjet më parë. Këtë verë, një ekip nga Universiteti i Brighton zbuloi vendin e 50 prej 52 blloqeve të mëdha prej guri. Duke analizuar përbërjen kimike, shkencëtarët arritën në përfundimin se ato e kishin origjinën në West Woods, 25 km në veri të Stonehenge. Mbetet një mister se si këto blloqe guri u zhvendosën në vendin e tyre aktual.

Le t’i mos harrojmë ndryshimet klimatike

Ka të mirë në çdo të keqe, kështu që këtë vit emetimet e dioksidit të karbonit në të gjithë botën janë ulur me 7% krahasuar me vitin 2019. Ky është zvogëlimi më i madh i emetimeve toksike që nga Lufta e Dytë Botërore dhe është pasojë e zvogëlimit të prodhimit në fabrikat që lëshojnë gazra të dëmshëm.

Emisionet ranë me 2.4 miliardë ton në nivelin aktual prej 34 miliardë ton dioksid karboni. Të dhënat tregojnë se rënia e emisioneve është veçanërisht e theksuar në Sh.B.A. (12%) dhe BE (11%). Sidoqoftë, ngrohja globale është një proces afatgjatë dhe nuk do të zgjidhet kaq shpejt. Temperatura do të vazhdojë të rritet edhe nëse emetimet e dioksidit të karbonit ndalen plotësisht.

Burimi: Fakulteti.mk

Përktheu dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author