White-Fi, i referuar shpesh si Super Wi-Fi dhe White Space Wi-Fi, është një metodë për krijimin e rrjeteve pa tel brenda frekuencave analoge të transmetimit televiziv në krahasim me frekuencën e zakonshme të radios 2.4 GHz e cila përdoret nga rrjetet e rregullta Wi-Fi .

Përfitimi kryesor White-Fi është i bazuar në aftësinë e tij për të mbuluar një distancë shumë më të gjatë se ajo tradicionalja e Wi-Fi-së. Mesatarisht, një sinjal White-Fi mund të mbulojë një zonë përreth shtatë milje që do të thotë se krijimi i një rrjeti mund të jetë shumë më i lirë dhe do të kërkonte më pak përpjekje dhe pajisje për t’u zhvilluar.

Diapazoni i mundshëm i White-Fi e bën teknologjinë një zgjidhje praktike për sjelljen e lidhjes së internetit në rajone të cilave u mungon një rrjet i vendosur telekomunikues.

Ndërsa është më i shpejtë se rrjetet 4G, White-Fi po tejkalohet nga teknologjitë më të reja 5G të cilat mund të premtojnë shpejtësi shkarkimi prej të paktën 20 Gbps.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

About Author