Me fjalë të thjeshta lumenjtë atmosferikë janë lumenj të avullit të ujit në qiell. Ashtu si lumenjtë në tokë, që transportojnë ujë, lumenjtë në qiell transportojnë avujt e ujit, ndërsa lumenjtë ndryshojnë drejtimin dhe intensitetin e rrjedhës për shkak të pengesave dhe ndryshimeve gjeografike. Lumenjtë në qiell lëvizin me motin, duke bartur afërsisht të njëjtën sasi të ujit si lumenjtë në tokë.

Lumenjtë atmosferikë vijnë në shumë forma dhe madhësi, megjithatë lumenjtë më të mëdhenj atmosferikë janë përgjegjës për reshjet ekstreme të borës dhe shiut. Pineapple Express është një shembull i një lumi të fortë atmosferik (Pineapple Express është një rajon i ngushtë i lagështisë atmosferike që grumbullohet në Paqësorin tropikal) që është në gjendje të sjellë lagështi nga tropikët afër Hawaiit mbi Bregun Perëndimor të SHBA-ve.

Lumenjtë atmosferikë kanë rëndësi kyçe në ciklin global të ujit, ata janë rajone me rrjedhje të gjatë të atmosferës rreth 250 – 375 milje të gjerë dhe mund të jenë më shumë se 1000 milje të gjatë. Ata marrin avujt e ujit nga ajri i ngrohtë dhe i lagësht i tropikëve dhe e lëshojnë ujin si shi ose borë në rajone më të freskëta të tokës.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_S