Ikona “incognito” do të thotë që po kërkoni në mënyrë private. Por kjo nuk do të thotë që ju jeni plotësisht i fshehur nga gjurmuesit e uebit.

Shfletuesi juaj i internetit me sa duket di më shumë rreth jush sesa miqtë tuaj. Është e çuditshme që ju mund të kërkoni për udhëtime në Paris dhe më pas reklamat për pako pushimesh në Francë fillojnë të shfaqen në faqe të rastit në internet ose në burimin tuaj në Facebook.

A është koha për të përdorur dritaren e fshehtë (incognito) ose private në shfletuesin tuaj? Ndoshta,ndoshta jo. Mënyrat e privatësisë kanë kufizime që duhet të kuptoni.

Si të hapim një Incognito (dritarja e fshehtë)?

1.Në të djathtë të shiritit tek adresa Chrome, klikoni në butonin me tre vija vertikale (i cili sjell më shumë karakteristika).

2.Shiko për New Incognito tab. Klikoni në atë dhe hapet një dritare e re.

3.Përndryshe, duke shtypur Control + Shift + N do t’ju dërgojë në dritaren e fshehur vetëm me një hap.

4.Nëse ju shfaqet ikona e Incognitos në mes të ekranit dhe në të djathtën e sipërme atëherë ju jeni në Incognito mode.

Përveç ikonës Incognito, do të shihni gjithashtu këto paralajmërime në lidhje me shfletimin privat në ekranin fillestar:

“Ju jeni në incognito mode. Tani ju mund të kërkoni në mënyrë private, dhe personat e tjerë që përdorin këtë pajisje nuk do ta shohin aktivitetin tuaj. Sidoqoftë, shkarkimet dhe faqeshënuesit do të ruhen.

Chrome nuk do të ruajë si më poshtë:

-Historia juaj e shfletimit
-Cookies dhe të dhënat e faqes
-Informacioni futet në forma

Aktiviteti juaj mund të jetë ende i dukshëm për:

-Uebfaqet që vizitoni
-Punëdhënësi ose shkolla juaj
-Ofruesi juaj i shërbimit të internetit “

Pra modaliteti i fshehtë (incognito) rritë privatësinë dhe sigurinë e tij pasi historia e shfletuesit nuk është ruajtur në këtë regjim. Gjithashtu, cookies (është pjesë e informacionit që dërgohet nga website-i gjatë kohës që shfrytëzuesi është i kyçur në makinën e kërkimit -browser-) të cilat krijohen gjatë kësaj mode fshihen automatikisht kur dritarja mbyllet. Por, modaliteti i fshehtë nuk e pengon tërësisht që çdo kompjuter të gjurmohet. Faqet e internetit që hapni në regjimin e fshehtë (incognito) ende mund të gjurmojnë informacion rreth jush. Ofruesi juaj i internetit (internet provider) gjithashtu mund të gjurmojë faqet që vizitoni gjatë kohës që jeni në regjimin e fshehtë. Kjo mënyrë gjithashtu nuk e mbron pajisjen nga viruset dhe programet e tjera me qëllim të keq.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author