Shohim një të ardhme ku inteligjenca është një shërbim komunal si energjia elektrike apo uji, dhe njerëzit e blejnë nga ne sipas përdorimit dhe e përdorin për çfarë të duan, thotë Sam Altman.

Në vitet e fundit, ChatGPT është bërë një mjet i domosdoshëm pa të cilin vështirë se e imagjinojmë jetën e përditshme. Inteligjencën artificiale e përdorim për gjithçka , dhe pritet që në të ardhmen ajo të sjellë edhe një faturë mujore të detyrueshme.

Mediat botërore këto ditë po e përcjellin deklaratën e drejtorit ekzekutiv të OpenAI, Sam Altman, i cili në samitin për infrastrukturë të organizuar nga BlackRock në Washington theksoi se aktualisht kompanitë teknologjike po punojnë drejt një të ardhmeje ku inteligjenca nuk do të jetë falas si sot, por do të ofrohet “sipas kërkesës”.

Duke pasur parasysh se sot jemi gjithnjë e më të varur nga inteligjenca artificiale, është e qartë se në të ardhmen kjo mund të nënkuptojë edhe një faturë tjetër mujore që do të duhet ta paguajmë.

“Shohim një të ardhme ku inteligjenca është një shërbim komunal,” tha drejtori ekzekutiv i OpenAI.

Sipas tij, në të ardhmen faturimi mund të funksionojë në formën e shitjes së “tokenëve”.

“Shohim një të ardhme ku inteligjenca është një shërbim komunal si energjia elektrike apo uji, dhe njerëzit e blejnë sipas konsumit dhe e përdorin për çfarë të duan,” shtoi ai.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

About Author

Admin_F

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *