Dieta ketogenike është një dietë e veçantë kur trupi fillon të djegë depozitat yndyrore dhe i përdor ato si një burim energjie në vend të karbohidrateve. Në këtë mënyrë, vetëm pas disa javëve humbet sasia e madhe e kilogramëve, presioni sillet në normale, përqendrimi më i mirë dhe puna më e shpejtë e trurit arrihet.
Dieta katogenike nënkupton marrjen e proteinave në sasi më të madhe, përderisa karbohidratet duhet të shmangen. Gjatë këtij regjimi, rekomandohet ushqimi që përbëhet nga të gjitha llojet e mishit, peshkut, vezëve dhe djathrave.
Nëse egziston mundësia që të shmanget në mënyrë të tërësishme buka, makaronat, orizi, patate, dhe produkte tjera që përmbajnë gluten. Sasia e karbohidrateve gjatë kësaj diete duhet të jetë nën 50 gram në ditë në mënyrë që të arrijë rezultatet më të mira.
Dieta katogenike e sjell trupin në një gjendje të ketozës, dhe kjo nënkupton rritjen e ketoneve tek gjak dhe urina që vjen si rezultat i konvertimit të yndyrnave të thjeshta në acide yndyrore. Në këtë gjendje, organizmi fillon të përdorë ketonet dhe energjinë e gjetur në yndyrna. Në këtë mënyrë, trupi merr më shumë energji, qëndrueshmëri dhe fokus mendor gjithashtu dhe përmirësohet.
Marrja më e pakët e karbohidrateve dhe përdorimi i yndyrërave si burim i vetëm i energjis, ndikon pozitivisht në kontrollimin e sheqerit në gjak dhe zvloglon ndikimin negativ dhe të zmadhuar të insulinës në organizmin e njeriut.
Dieta ketogenike është e mirë dhe rregullon presionin e gjakut, kontrollon problemin me lëkurën, përmirëson cilësinë e lëkurës dhe për këtë arsye rekomandohet veçanërisht për njerëzit që kanë probleme me aknet.
Përmblodhi dhe përshtati
STUDENTET.MK