Nderi tha: Unë jam dritë dhe shëndet.
-Paturpësia tha: Unë jam sëmundje dhe errësirë. Pronari im më përfytyron lumturi, kurse në fakt ai është duke u thelluar në pikëllim dhe dëshpërim.
-Nderi tha: Unë jam saldoja e Parajsës.
-Paturpësia tha: Unë jam saldoja e dënimit.
-Nderi tha: Unë e gëzoj zemrën dhe i jap lumturi dhe shpirtit i jap freski dhe rehati.
-Paturpësia tha: Unë zemrën pronarit tim ia rëndoj dhe të metat ia shtoj, ashtu si e rëndojnë dhe e lodhin pisllëqet atë që i posedon.
-Nderi tha: Ai që më posedon është i ndershëm, ruhet nga të ligat dhe është i suksesshëm në mirësi.
-Paturpësia tha: Pronari im është i nënçmuar, i frikuar dhe nuk ka vend për të në zemrat e njerëzve.
-Nderi tha: Pronari im dynjanë e kupton si mjet, kurse botën e amëshimit e ka preokupim.
-Paturpësia tha: Pronari im është rob i dynjasë, ajo është preokupimi i tij dhe synimi i tij. Nëse humb diçka nga ajo, e mundon dhe e shkatërron.
O Zoti jonë, bëna nga ata që gjithmonë veprojnë vepra të mira dhe të ndershme dhe na largo nga veprat e liga dhe nga ato të paturpshmet!
Përmblodhi dhe përshtati
STUDENTET.MK