Funksioni i ri i quajtur “Ask YouTube” do t’ju mundësojë të bëni pyetje komplekse dhe të merrni rezultate gjithëpërfshirëse që kombinojnë video dhe tekst, me mundësinë për të bërë pyetje shtesë për të eksploruar më tej temën, shpjegon “Google” në faqen e saj “YouTube Labs”.
Pasi funksioni të bëhet i disponueshëm, klikimi mbi butonin e ri “Ask YouTube” në shiritin e kërkimit do t’ju tregojë pyetje të sugjeruara ose mund të shkruani pyetjet tuaja. Pasi të merrni rezultatet, mund të provoni nënpyetje ose të zgjidhni një nga sugjerimet për një hulumtim më të detajuar, raportoi “Engadget”.
Një test i shpejtë i realizuar nga “The Verge” tregoi se kërkimi për një histori të shkurtër të uljes së Apollo 11 në Hënë gjeneroi një përmbledhje të misionit, së bashku me video nga “YouTube” dhe shenja kohore për informacionet më relevante.
Pyetjet shtesë dhanë rezultate të ngjashme, megjithëse disa kërkesa thjesht shfaqnin një listë videosh, njësoj si kërkimi klasik. Siç ndodh shpesh me inteligjencën artificiale, një nga kërkimet lidhur me kontrolluesin “Steam” ktheu informacione të pasakta.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTËT.MK