Hulumtimet e fundit kanë treguar se jo vetëm që qarja është e shëndetshme, por është gjithashtu e rëndësishme për shëndetin mendor dhe stabilitetin. Mbajtja e emocioneve dhe lotëve mund të çojë në pasoja psikologjike të qëndrueshme. Duke qarë ne hedhim poshtë të gjitha shqetësimet dhe të gjitha mendimet e këqija, si dhe ngjarjet stresuese.

Këto janë tre arsye pse duhet të lëshoni lotët:

Redukton stresin
E qajtura është proces. 30 vjet më parë, biokimistët zbuluan se lotët emocionale përmbajnë më shumë proteina se të tjerët (p.sh. ato që të qajnë duke copëtuar qepë). Psikologu eksperimental Alex Goes thotë këtë: “Lotët kanë qëllimin e tyre. Ata që dalin nga emocionet, përmbajnë hormone të stresit dhe kështu ju lirojnë nga ato. Edhe në qoftë se nuk jeni në gjendje të qani, mendoni se sa stres ju është grumbulluar. ” Procesi fizik i qarjes përfshin spazma të muskujve, frymëmarrje të shpejtë dhe lot. Gjatë këtij procesi, trupi sëpari liron stresin.

Krijon rezistencë mendore
Me të qarë shprehim emocione dhe njëkohësisht i përballemi. Injorimi i emocioneve mund të çojë në ankth ose depresion. Njerëzit të cilët nuk qajnë shpesh, shpesh përdorin alkool, drogë, ose sjellje të tjera që nuk janë të shëndetshme. Të ballafaqohesh me ndjenjat e tua është shumë e rëndësishme dhe kërkon guxim.

Ndihmon të përballosh dhe të shërohesh
Profesor Roger Baker i Universitetit të Miçiganit beson se duke qarë ne përjetojmë transformimin e dhimbjes në diçka të prekshme, dhe kështu procesojmë traumën. Lotët lejojnë të shprehim dhimbjen psikike në një formë fizike. Lotët në të vërtetë e fillojnë shërimin.

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

 

About Author