A e dini se 1 milion sekonda është rreth 11.5 ditë, ndërsa 1 miliard sekonda është e barabartë me më shumë se 31 vjet?

Pas sqarimit të këtij fakti, do t’ju njohim me disa fakte interesante për miliarderët në mbarë botën.

1. Numri i miliarderëve aktualisht në botë është 2755 persona.

2. Kjo do të thotë se në pandeminë e mëparshme janë rritur me 660 persona.

3. Në muajin e parë të pandemisë, miliarderët amerikanë fituan 300 miliardë dollarë.

4. Pas krizës financiare globale të viteve 2007-2009, miliarderët amerikanë grumbulluan pasuri pesë herë më shpejt se sa një familje mesatare në vend.

5. Ekonomisti Jeffrey Sachs llogariti se miliarderët në mbarë botën mund t’i japin fund varfërisë nëse shpenzojnë 175 miliardë dollarë në secilin prej 20 viteve të ardhshme, raporton BuzzFeed.

6. A e dini se edhe nëse fitoni 100 milionë dollarë në vit, do t’ju duhen 3065 vjet për të qenë po aq i pasur sa Elon Musk?

7. Themeluesi i Amazon Jeff Bezos aktualisht fiton rreth 3715 dollarë në sekondë, që është tre herë e gjysmë më shumë se paga mesatare javore e shumicës së amerikanëve (984 dollarë në javë).

8. Nëse Bezos shpenzon 88,000 dollarë, kjo është e barabartë me 1 dollarë për amerikanët.

9. Gjatë dy dekadave të fundit, miliarderët amerikanë e kanë rritur pasurinë e tyre totale 17 herë në 4.18 trilion dollarë.

10. Edhe miliarderët kanë pabarazi të madhe. Gjithsej 94% e tyre kanë më pak se 10 miliardë dollarë. Nga 10 deri në 30 miliardë dollarë kanë 5% të njerëzve më të pasur në botë dhe vetëm 1% e tyre kanë më shumë se kjo shumë.

11. Në parlamentin kinez janë rreth 100 miliarderë.

Përmblodhi dhe përshtati;

www.studentet.mk

About Author