Dobësia e zemrës (dekompenzimi ose insufi cienca-pamjaftueshmërija) është sindromë
klinik kompleks ku zemra nuk është e aftë të pompon gjak të mjaftueshëm për nevojat metabolike të indeve edhe përkrah ardhjes adekuate të gjakut. Paraqitet si rezultat i secilës funksionale dhe strukturore të zemrës e cila e prish mundësinë e ventrikulit të mbushet me gjak ose ta hedh gjakun.

Etiologjia:
Deri në dobësim të zemrës sjellin disa sëmundje të zemrës dhe të organeve të tjera.

Nga shkaqet kardijale (të zemrës) janë këto: sëmundja e arterieve koronare (sëmundja siskemike e zemrës); anomalit e zemrës; shkaqe të miokardit – miokardot, kardiomiopati; sëmundje të perikardit; çrregullime të ritmit të zemrës.

Nga sëmundje të tjera të cilat me zhvillimin e tyre sjellin deri në dobësim të zemrës: hipertensioni arterial; sëmundje kronike opstruktive e mushkërive (SOMB); sëmundje endokrine (diabetes mellitus, morbus cushing, hipertireoza, hipotoreoza, etj.); anemitë ; sindroma nefronike; cirroza e mëlçisë; tumore malinje, etj.

Forma të pamjaftueshmërisë së zemrës:
Në fillim të dobësisë së zemrës mund të përshkruhen disa forma të dobësisë, por në fazën e vonshme dallimi i tyre është shumë pak i dukshëm. Ato janë:
1. Sipas kohës së zhvillimit të sëmundjes:

a) akute dhe

b) dobësi kronike e zemrës.

2. Sipas çrregullimit të fazës së ciklit të zemrës:

a) dobësi sistolike e zemrës;

b) dobësi diastolike e zemrës.

3. sipas vëllimit disa minuta të zemrës:

a) dobësi të zemrës me vëllim të vogël minutor dhe

b) dobësi të zemrës me vëllim të madh minator.

About Author