Kanella paraqet një bimë apo me saktë thënë një erz, që ka dobi të shumta në organizmin e njeriut. Ajo karakterizohet me efektet e saja të shumta që i bën organizmit si për sëmundjet poashtu edhe për të mirat shendetsore të panevojshme te organizmit, por të kërkuara nga vetë njeriu.

Kanella si bimë apo erz  ka një histori të lashtë përshkak se ajo ishte përdorur edhe në popujt e mëparshëm dhe pikërisht kjo është ajo që e bën të përdoret edhe sot dhe të mos zavendësohet me ndonjë produkt tjetër bashkëkohor apo të përfituar në mënyrë sintetike.

Kanella është antiseptikë shumë i dobishëm poashtu edhe i fuqishëm, poashtu edhe anti bakterial, antioksidues, antiflamatorë, antibakterial, etj. Kanella mundë të parandalojë shumë sëmundje qofshin ato sezonale, epidemike, apo ndonjë grip të thjeshtë. Kur bëhet fjalë për kanellën nuk ka mundësi të mos e cekësh edhe efektin e saj të mrekullueshëm ne aspektin e lehtësimit të sëmundjes së diabetit, përshkak se studijuesit kanë bërë të qartë se përdorimi i disa gramëve në ditë nga kanella rezulton me një ulje diku prej 20-30% të nivelit të diabetit .

Kanella poashtu ka edhe dobi të tjera që vlen të ceken:

  • Rritë funksionin e trurit
  • Ndikon në humbjen e peshës
  • Ndikon në shëndetin oral
  • Ka dobi të shumta në lëkurë
  • Parandalon kanceret
  • Forcon sistemin imunitar
  • Forcon sistemin kardiovaskular
  • Ndihmon në arritjen e ekuilibrit trupor apo baraspeshën trupore
  • Etj.

 

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author