Pyetja: Ekziston më shumë se një Zot në kulturat e ndryshme të Botës, kështu që pse ta besojmë posaçërisht Allahun?

Përgjigja: Nuk ka Zot të adhuruar në të gjitha fetë në Tokë përveç Allahut. Mosmarrëveshja jonë me të gjitha fetë e botës është se ata kanë adhuruar zota të tjerë përpos Allahut, sikurse Jezusin dhe Shpirtin e Shenjtë në krishterim, e Vishnu, Shiva dhe Brahma në hinduizëm… etj.

Të gjitha fetë besojnë në Allahun, Zotin Një e të Vetëm, dhe e konsiderojnë Atë si Krijuesin e ekzistencës. Por, ata thjesht adhurojnë edhe zota të tjerë përpos Allahut. Edhe idhujt e politeistëve nuk adhuroheshin si zota për veten e tyre, sepse ata e pranuan se Allahu është Krijuesi, por i besojnë ata idhuj si ndërmjetës tek Allahu.

“Nëse ti (Muhamed) i pyet ata se kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe kush i ka nënshtruar (të rrotullohen) Diellin e Hënën, – me siguri që ata do të të thonë “Allahu!” Atëherë, si po largohen (nga rruga e drejtë)?”

[Surja el-Ankebut: 61]

Shejhul-islam Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Kushdo që mendon se adhuruesit e idhujve besuan se idhujt e krijojnë botën ose se ata lëshojnë shi, rritin bimë ose krijojnë kafshë ose ndryshe, ai është injorant lidhur me ta. Përkundrazi, ata i adhuruan këta idhuj për të njëjtën arsye që politeistët i adhuruan varret.”

Uill Durant thotë se origjina e hinduizmit pagan në fund të fundit kthehet në besimin në Zotin Një. Ai thotë për perënditë hindu: “Këto mijëra perëndi përfaqësojnë të njëjtin model të kishave të krishtera që mbajnë mijëra figura si shenjtorë. Një hindu nuk mendon kurrë, qoftë dhe për një moment të vetëm, se perëndi të tilla të panumërta kanë sovranitetin suprem.” (The Story of Civilization, Will Durant, vol.3, p. 209.)

Një raport i dorëzuar qeverisë britanike në Indi gjatë pushtimit britanik të Indisë thoshte: “Përfundimi i përgjithshëm i komitetit, i arritur nga hulumtimi, është se shumica dërrmuese e indianëve kanë besim të fortë në një Zot Suprem.” (Ibid)

Allahu është Një në të gjitha fetë e tokës.

“Zoti ynë dhe Zoti juaj është Një.”

[Surja el-Ankabūt: 46]

Idolët dhe zotat e njerëzve nuk janë tjetër pos ndërmjetësues tek Allahu, gjë që është herezi (mosbesim).

“Vetëm Allahut i takon adhurimi i vërtetë. Sa për ata që marrin mbrojtës të tjerë, përveç Tij, duke thënë: “Ne u lutemi atyre vetëm që të na afrojnë tek Allahu.”

[Surja ez-Zumer: 3]

Dr. Hejthem Talat

Përgatiti dhe përmblodhi:

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_S

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *