· MUKARNAS
Muqarnas është një dekorim tre-dimensional i arkitekturës islame. Kupola në Muqarnas është një krijim tërësisht islamik pa precedent në asnjë civilizim tjetër. Qemerët e Muqarnas ishin ndër tiparet karakteristike të arkitekturës mesjetare islamike nga Irani në Spanjë. Muqarnas përdorej dhe përdoret akoma në kube, kamare dhe harqe. Në secilin rast, moduli dhe thellësia e përbërjes së mukarnasit është e ndryshme dhe përshtatet me madhësinë e zonës ku do të aplikohet ose me qëllimin e kërkuar. Në tavane përdoret pastërtisht për arsye arkitektonike, ose në rastin më të pakët krijon një iluzion lëvizës I cili arrit kulmin në një kupolë më të vogël. Mukarnas është në të njëjtën kohë sistem linear dhe një organizim masor. Është një trajtim tavani si struktura e shkallëve deri sa arrin në planin e sheshtë. Cdo faqe kryqëzohet me tjetrën ose dke krijuar një kënd të drejtë ose në 45 gradë ose shuma e tyre ose kombinim i të dyjave. Dy faqet sëbashku me catinë e tyre krijojnë një qelize. Qelizat ngjitur, të cilat kanë bazat e tyre në të njëjtën sipërfaqe paralele me horizontin, quhen një shtresë. Masa e bazës së faqes më të madhe quhet modul i Muqarnas.
· ARABESQUE-ET
Arabeskët gjithashtu është një formë e njohur dekorative në artin islamik, që përdoret për të dekoruar muret apo dritaret e xhamive dhe ndërtesave si shtëpia. Arabesku është një aplikim fin i formave gjeometrike të përsëritura që shpesh pasqyrojnë format e bimëve, formave dhe nganjëherë kafshëve (posaçërisht zogjve). Zgjedhja se cilat forma gjeometrike do të përdoren dhe si do të formatohen bazohet në pikëpamjen islamike rreth botës.
Dobree shprehet se “Arabesk përpiqet që të mos përqendrojë vëmendjen mbi ndonjë objekt të caktuar, të gjallërojë dhe shpejtojë aftësitë vlerësuese, por t’i shpërndajë ato. Është centrifugale dhe çon në një lloj abstraksioni, madje një lloj vetë-hipnotizimi, kështu që adhuruesi i gjunjëzuar drejt Mekës mund të shastis veten në labirintin e modelit të rregullt që i del përpara dhe ta clirojë mendjen nga çdo lidhje me trupin apo gjërat tokësore”. Ekzistojnë dy lloje arabesh që gjenden në artin islamik: 1. Arabesk me ndërthurje rigoroze gjeometrike (modelet gjeometrike) dhe 2. Forma të stilizuara të bimëve (modele vegjetale)
Shkruan: Brunilda Basha, ndjek doktoraturën për arkitekturë në Universitetin “Yildiz Teknik”, Turqi.
STUDENTET.MK