Kush nuk dëshiron të qeshë mirë, qoftë duke parë një komedi, një video në YouTube, apo thjesht duke bërë shaka me miqtë?

Shumë kohë më parë, mjekët përcaktuan se e qeshura është shëruese dhe se ajo ka një efekt pozitiv në psikikën tonë. E qeshura mund të jetë edhe “ngjitëse”, dhe këtë duhet ta keni përjetuar shumë herë.

Të gjitha këto me siguri i dini, por këto janë 4 fakte për të qeshurën, të cilat ndoshta nuk i keni ditur:

# Disa kërkime kanë treguar se fëmijët qeshin rreth njëqind herë në ditë, ndërsa të rriturit e bëjnë këtë vetëm rreth 15 herë.

# VIiliam Fraj, i cili merret me kërkime mbi të qeshurën, thotë se ritmin që arrin zemra e tij pas 10 minutash të gëzuar, e merr vetëm me 1 minutë të qeshur me zë të lartë.

# Gruaja tajlandeze Gjitarat Vongsombon qeshi për 12 minuta e 26 sekonda në një garë të qeshur, dhe niveli i saj më i lartë i të qeshurit ishte 110 decibel.

# E qeshura tek foshnjat zhvillohet  në muajin e tretë të jetës. A ka ndonjë gjë më të lezetshme se një fëmijë që qesh me zë të lartë?

Përmblodhi dhe përshtati:

www.studentet.mk

About Author