Të gjithë e dimë se sistemi i enëve të gjakut është i komplikuar dhe se është shumë i rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të zemrës. Këto janë vetëm disa prej tyre.
Do të duheshin 1,120,000 mushkonja, që secila me kafshimin dhe thithjen e saj të gjakut, të zbraste trupin e një njeriu mesatar.
Njeriu mund të jetojë pa puls. Në vitin 2012, mjekët në trupin e 55-vjeçarit Craig Lewis instaluan një pajisje që mundësoi qarkullimin e gjakut pa puls.
Stan Larkin duke pritur për një transplant, jetoi për 555 ditë pa zemër. Ai zëvendësoi zemrën e tij me një zemër artificiale që ai e mbante në një qantë të shpinës. Ai madje mund të luante basketboll.
Sasia e gjakut që kalon nëpër trup gjatë 25 ditëve është përafërsisht e barabartë me
një pishinë të mesme.
Një person mund të humbasë 400% të gjakut të tij dhe ende të mbetet gjallë. Natyrisht, transfuzionet e gjakut janë të nevojshme.
Pothuajse 21% e sulmeve të zemërs ndodhin të hënën. Shkencëtarët mendojnë se arsyeja për këtë është një “shpërthim” i hormoneve të stresit në fillimin e javës.
Zemra jonë ndikon në disponimin tonë. Shkencëtarët e studiuan këtë fenomen kur një person mori një zemër të re. Pas operacionit, truri, ndjenjat dhe puna e tij në mënyrë të pazakontë kanë ndryshuar.
Për të zvogëluar rrezikun e sulmit në zemër, ju duhet të ngadalësoni në mëngjes dhe të zvogëloni intensitetin e ushtrimeve në mbrëmje.
Uji kokosit mund të zëvendësojë plazmën e gjakut falë kompozimeve të ngjashme.
Grupi i gjakut mund të jetë shkaku i divorcit. Shkencëtarët kanë zbuluar se ekziston një lidhje midis grupeve të gjakut të partnerëve me përqindjen e shkurorëzimeve. Pra, palët më të qëndrueshme janë ata që kanë një lloj gjaku O. Çiftet që vendosin të divorcohen zakonisht kanë këto kombinime: A + AB ose A + O.
Lloji i gjakut ndikon në shëndetin tonë. Personat me grupin e gjakut O nuk janë të prirur për sëmundje kardiovaskulare, por janë të ndjeshëm në zhvillimin e kancerit të lëkurës dhe trashjes.
Personat me grupin e gjakut A duhet t’i kushtojnë vëmendje nivelit të kolesterolit në gjak dhe janë të prirur për zhvillimin e sëmundjeve koronare të zemrës.
Personat me llojin e gjakut B, janë të prirur ndaj diabetit dhe kancerit të pankreasit.
Njerëzit të cilët kanë gjak të tipit AB duhet të marrë parasysh mënyrën e kujtesës dhe koncentrimit sepse shanset e dëmtimit njohës në individë AB janë 82% më të mëdha se grupet e tjera të gjakut.
Përmblodhi dhe përshtati
STUDENTET.MK