Gërmimi i një burimi të ri të ujit të pastër kërkon nga disa qindra deri në rreth 20,000 euro.

Mbi 2.6 miliardë njerëz në botë nuk jetojnë në kushte të përshtatshme higjienike.

Amerikani mesatarisht harxhon më shumë ujë në një dush, sesa një person i botës në zhvillim në një ditë të tërë.

Një e treta e njerëzve që nuk kanë qasje në ujë të pastër jetojnë me më pak se një dollar në ditë. Dy të tretat e tyre jetojnë me më pak se dy dollarë në ditë.

Ekonomia indiane humb punëtorë nga sëmundjet e lidhura me ujin gjithsej 73 milionë ditë në vit.

Numri i vdekjeve në Afrikë të shkaktuara nga diarreja është 5-10 herë më i lartë se ata që humbin jetën në luftë.

Vetëm një larje duarsh ul rrezikun e diarresë me 35%.

Kompanitë që shesin ujë në shishe fitojnë nga 60 deri në 80 miliardë dollarë në vit.

Çdo 15 sekonda, një fëmijë vdes nga një sëmundje që lidhet me ujin e ndotur. Janë rreth 12 fëmijë që kur keni filluar të lexoni këtë tekst. Nesër në këtë kohë do të vdesin edhe 2500 fëmijë të tjerë.

Përmblodhi dhe përshtati:

www.studentet.mk

About Author