Mjedisi i jashtëm në shumicën e rasteve mund të jetë shkak për anomali të ndryshme te pasardhësi i cili po zhvillohet. Proceset e zhvillimit të embionit janë të shprehura, veçanërishtë në 3 mujorin e parë të shtatzanisë, edhe një faktor më pak ndikues mund të sjel anomali të rënda.

Në varshmëri nga natyra e tyre, koha dhe kohëzgjatja e veprimit ndaj embrionit, mund të çoj në dëmtime të shprehura të organeve dhe të sistemeve të organeve. Edhe përkrah zbulimeve të bëra në embiologji dhe shprehjes së shumë gjeneve, mekanizmat patogjenetik të dëmtimit të embionit nga agjentet teratogjen janë shumë pak të njohura.

Faktorët teratogjik mund të jenë me natyrë të ndryshme:

1. Faktorët fizik – nga ky grup njihen rrezatimet jonizuese. Gjatë kohës së zhvillimit embrional lejohet rrezatim deri në 600miliard, ndaj të cilave gruaja shtatzënë rrezatohet nga atmosfera. Dozat më të larta gjatë procedurave mjekësore mund të çojnë në vetë dëmtimin ose vdekje të embrionit. Gjithashtu edhe izotopet radioaktive, kanë një efekt teratogjen mbi gruan shtatzënë.

2. Faktorët kimik – përskaj agjentëve toksik të ndryshmëm si kemikale, toksinat nutritive e të tjera, malformacionet më së shpeshti ndodhin si rezultat i ekspozimit të barnave të caktuar. Barnat e ndryshëm ndikojnë në organe të ndryshme.

3. Faktorët biologjik – nënkuptojmë infeksionet tek nëna gjatë tremujorit të parë të shtatzanisë, si dhe ekspozimi i embrionit ndaj substancave të caktuara për shkak të çrregullimeve metabolike tek nëna.
Infeksionet – të njohur janë anomalitë e zemrës të shkaktuar nga infeksionet me viruse të rubeolës ose mikrocefali e shkaktuar nga citomegalovirusi ose teksoplazma.
Çrregullimet metabolike te nëna – sëmundjet dhe gjendja e përgjithshme e nënës kanë domethënie dhe ndikim të madh mbi zhvillimin dhe rritjen e embrionit duke pasur për bazë bartjen e agjentëve të dëmshëm në mënyrë transplacentare. Placenta është një barrier që e mbron embrionin dhe pengon kalimin e disa molekulave, por disa të tjera mund të kalojnë në gjak dhe të dëmtojnë embrionin.

Përmboldhi dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK

About Author