Epistaksia, një term mjekësor që përdoret për të treguar rrjedhjen e gjakut nga hunda, është një dukuri mjaft e shpeshtë.
Hunda përmban shumë enë të vogla të cilat, të vendosur sipërfaqësisht në mukozën e hundës të cilat lehtë mund të demtohën. Prandaj epistaksia është e shpeshtë, në përgjithësi një rrjedhje gjaku që shfaqet herë pas here pothuajse asnjëherë nuk është një simptomë serioze, ndërsa nëse përsëriten episodet shpesh mund të jenë treguesi i një problemi më serioz. Le të shohim së bashku cilat mund të jenë situatat që çojnë në epistaksi.
Ajri i thatë, ngrohja e klimatizuara. Lagështia e ulët e ajrit që thithim në fakt dehidraton mukozën e hundës dhe kjo bën që të formohen kore që mundë të jen irrituese. Sikleti i provokuar çon në kruarje, ose në çdo rast në prekje të përsëritur të hundës dhe demtim të enëve të vogla.
Gripi dhe medikamentët e ndryshme. Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e kapilarëve në pjesën e përparme të hundës, teshtitja ose fryrja e hundës në mënyrë të përsëritur shpesh mund të shkaktojë gjakderdhje; në mënyrë të njejtë, marrja e disa barërave për të luftuar ftohjen, alergjitë dhe problemet e sinusit, mund të shkaktoj tharje në mukozat dhe, rrjedhimisht, të shkaktojë epistaksi.
Futja e trupave të huaj në hundë tek fëmijët. Sidomos në fëmijërinë e hershme, mundësia që hemorragjia e hundës të jetë për shkak të pranisë së një trupi të huaj në hundë nuk duhet të nënvlerësohet. Objektet që më së shpeshti futen në hundë janë: rruaza, karamele, copa letre, pjesë të vogla lodrash.Edhe zakoni i vendosjes së gishtërinjve në hundë mund të shkaktojë gjakderdhje të përsëritur.
Shenjat për t’u vlerësuar. Edhe pse shumica e episodeve të gjakderdhjes nga hunda nuk kërkojnë kujdes mjekësor dhe ndalen vetë, disa shkaqe të mundshme duhet të merren gjithmonë parasysh dhe të vlerësohen me kujdes. Për shembull, epistaksia që ndodh pas një lendimi ose aksidenti mund të rezultojë në një hundë të thyer, kafkë të frakturuar ose gjakderdhje të brendshme. Duhet mbajtur mend gjithashtu se presioni i lartë i gjakut, çrregullimet e koagulimit të gjakut, si dhe disa kancere (fatmirësisht të rralla) mund të mbështesin episodet e përsëritura të gjakdherjeve nga hunda.Prandaj është mirë të konsultoheni me mjekun kur rrjedhja e gjakut zgjat më shumë se 20 minuta ose vazhdon të përsëritet, kur humbja e gjakut është e konsiderueshme, nëse subjekti ndihet i dobët dhe nëse gjakderdhja fillon përgjatë shpinës së fytit sesa fillimi nga zona para hundës.
Përmblodhi dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK