Gjethi i mëndafshit është një bimë sintetike e prodhuar nga njeriu e cila mund të ndihmojë hapësirën ku jetojmë me oksigjen, jashtë frymës së ajrit të pastër. E krijuar nga një student i diplomuar Julian Melchiorri, bima sintetike mund të imitojë fotosintezën duke shndërruar dioksidin e karbonit dhe ujin në oksigjen.

Në hapësirë ​​apo në planetin që duam të banojmë, nuk ka furnizim të mjaftueshëm të oksigjenit për të marrë frymë dhe transportimi i tij me anë të raketave nuk do të ishte i mundur. Jeta e bimëve në një ambient ku nuk ka gravitet nuk është e adaptueshme, gjë që e bën këtë përparim bioteknologjik një themel për ta vlerësuar.

E ashtuquajtura “bima e mëndafshit”, do të thithë dritë, ujë dhe dioksid karboni për të prodhuar oksigjen në një mënyrë të ngjashme si një bimë. Ajo u soll në jetë kur Juliani ishte duke punuar në laboratorin e mëndafshit të Universitetit Tufts për kursin e tij të inxhinierisë së arteve në Royal College.

“I ekstraktova kloroplastet nga qelizat bimore dhe i vendosa ato në brendësinë e proteinave të mëndafshit. Dhe si rezultat i këtij eksperimenti unë korrespondoj me materialin e parë fotosintetik, i cili material frymon dhe gjallëron si të ishte një gjeth!” – tha Melchiorri.

Kjo bioteknologji gjithashtu mund të zbatohet në tokë për të larguar ndotësit e ambientit dhe për të prodhuar më shumë oksigjen.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

About Author