Këtu është fjala për të pirët e duhanit dhe alkoolit. Dr. Dejvisi, njëri prej ekspertëve të njohur botëror për ushqim, në librin e tij ”Vitality Diet”, thotë: ”Vërtet është e mjerueshme që ne në Perëndim i duam këto helme. Anglezi i rëndomtë i harxhon 67 peni në ditë, respektivisht 2 / 3 e një funte, për pije dhe cigare, derisa vetëm një funtë e harxhon për ushqim.” Por cigaret dhe alkooli nuk janë ushqim, vetëm sëmundje infektive për njeriun.

Alkoolikët, përpos cirrozës së mëlçisë, dobësimit të zemrës, ndezjes së pankreasit, kancerit janë të ekspozuar edhe ndaj mungesës së vitaminave. Mëlçia e alkoolikut nuk mund t’i thithë (absorbojë) vitaminat nga ushqimi. Tek ata, po ashtu është zvogëluar sasia e kaliumit, magnezit, kalciumit dhe fosforit.

Rreziqet e alkoolit dhe cigares janë të shumta dhe nuk mund të përmenden këtu të gjitha. Mjafton të citojmë përfundimin e Enciklopedisë së Universitetit të Kalifornisë: “Alkooli konsiderohet shkaktar i dytë i vdekjes, pas cigares në Amerikë.” Alkooli është shkaktar për vdekjen e 100.000 njerëzve në vit, dhe është përgjegjës për Vdekjen e më tepër se gjysmë milioni të njerëzve në fatkeqësitë e komunikacionit në Amerikë.

Sipas asaj që lexojmë në librin e njohur të mjekësisë ”Cecil” (botimi 1992), shohim se dëmi i përgjithshëm nga problemet e pijeve dehëse në Amerikë, ka arritur shifrën prej 136 miliardë dollarëve në vit.

E nuk është e panjohur për ne se sa e dëmshme është pirja e duhanit për zemrën, mushkëritë dhe mënyrën e të ushqyerit.

Pas kësaj na mbetet të pyetemi, a do të provojmë të mësojmë dhe përmirësojmë gabimet në ushqimin tonë para se realisht të hyjmë në shekullin e XXI?

 

Përktheu dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author