INTELIGJENCA EMOCIONALE (EQ)

(nocioni i aktualizuar nga D. Goleman në vitin 1995 nga SHBA) – për sukses në jetë, në punë dhe në familje nuk mjafton vetëm inteligjenca. Shkenca zbuloi se lumturia, suksesi varen nga zhvillimi i emocioneve të koordinuara me mendjen. Kjo vërtetohet me faktin e marrë nga hulumtimet dhe eksperimentet. Aftësia e njeriut të mësojë dhe të tejkalojë pengesa nuk sigurohet vetëm me trashëgimi. Të dhënat neurologjike e tregojnë proporcionin ndërmjet mendjes racionale dhe emocionale.

Dihet se qendra e mendjes emocionale është në gjëndrën amigdale me formë bajame të vendosur në CNS-në. Sinjalet në këtë gjëndër udhëtojnë shumë më shpejt sesa sinjalet në mendjen racionale dhe më shpejt kthehen. Nga aspekti i evolucionit, fuqia e gjëndrës amigdale është primare. Shpejtësia e reaksioneve tek njeriu paraqet përparësi, kurse identifikimi i tonit emocional të porosisë paraqet një kapital të rëndësishëm.

Të shoqëruara së bashku, shpejtësia e reaksioneve dhe njohja e tonit emocional janë garanci për sukses dhe lumturi në jetë. Mirëpo, me shpejtësinë shpesh vjen pasaktësia për shkak të kohës së pamjaftueshme për përpunimin e të dhënave, madje edhe shkaktimi i pasojave fatale. Por, këtu intervenon mendja racionale dhe i korrigjon gabimet.

Urtësia kulmore është që çdoherë të ekzistojë “baraspeshë” ndërmjet emocionales dhe mendimit, ndjenjës dhe arsyes, zemrës dhe kokës. Kjo baraspeshë e arritur, përkatësisht bashkëpunimi ndërmjet logjikës së zemrës dhe logjikës së mendjes sqarohet me inteligjencën emocionale. Kjo ofron pasqyrë të re për natyrën e njeriut në të cilën shkathtësi bazë është të mësohemi me mendje t’i shfrytëzojmë emocionet personale. Njohësit e mirë të psikikës së njeriut, inteligjencën emocionale e shënojnë si shkathtësi dhe aftësi për kuptimin e problemeve të njerëzve tjerë. Aftësia që të kuptohen ndjenjat e huaja, por edhe ndjenjat personale.

Këtu bën pjesë edhe aftësia të përballohen mossukseset personale, vetëbesimi, vetëkontrolli, dija që të zgjidhen vështirësitë interpersonale, respektivisht vendosja e raporteve të përshtatshme me njerëzit tjerë. Inteligjenca emocionale e zgjeron kuptimin e fjalëve të jesh inteligjent dhe i pasur me emocione si qendër e suksesit të jetës. Kjo është aftësi e madhe që cakton se me sa sukses do t’i shfrytëzojmë aftësitë që i posedojmë. Inteligjenca emocionale zhvillohet prej fëmijërisë përmes mësimeve emocionale që fëmija i merr prej prindërve.

Raporti prind – fëmijë çdo ditë siguron porosi të shumta që udhëtojnë dhe depozitohen në mendjen emocionale. Këto porosi ndonjëherë lënë gjurmë të dhimbshme, e ndonjëherë shpien në vetëbesim dhe optimizëm. Rritja si periudhë me mundësi që të fitohet dija emocionale, por edhe si zonë e pafundme e rrezikut për fëmijë, fillimi i të cilit nuk ka qenë prej zemre dhe me zemër. Kjo zonë e rrezikut realizohet në jetë përmes dhunës së mundshme, ndikimit depresiv, çrregullimit në ushqim, konsumimit të alkoolit, drogës, etj.

 

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author