Intoksikimi (helmimi) i organizmit me substanca të huaja kimike – ksenobiotikë, është shumë i zakonshëm, kjo për shkak të përdorimit të shumtë të:
1. Materieve farmakologjike: barrëra, anestetikë, alkool, mjeteve dezinfektuese, detergjentëve të ndryshëm,
2. Shtesave të ushqimit: aditivë të ndryshëm, ngjyra/pluhura artificialë,
3. Mjeteve kozmetike,
4. Insekticide,
5. Herbicide, e të tjerë.
Përveç intoksikimit të jashtëm që shkaktohet nga ksenobiotikët e lartpërmendur, në organizëm paraqitet edhe intoksikimi i brendshëm i cili shkaktohet atëherë kur kemi mosfunksionim të organeve ekskretore.
Disa komponime kimike bëhen toksike atëherë kur shndërrohen në komponim tjetër. Si për shembull: metil alkooli nuk është toksik përderisa nuk shndërrohet në acid formik.
Mënyra e depërtimit të ksenobiotikëve brenda organizmit bëhet nëpërmjet sistemit respirator, lëkurës, sistemit gastrointestinal, poashtu edhe në mënyrë parentrale.
Toksinat përmes sistemit gastrointestinal, nëpërmjet sistemit portal kalojnë në mëlçi, ku këtu kryhet detoksikimi i materieve të dëmshme, kurse nëse toksina depërton nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes direkt resorbohen në gjak. Kështuqë edhe doza shumë të vogla të toksinave mund të jep efekte jashtzakonishtë të rënda.
Efektet e dëmshme të ksenobiotikëve brenda organizmit:
- Zvogëlim të prodhimit të energjisë
- Krijimi i radikalëve të lira
- Inhibimi i enzimeve
- Disfunksionim të receptorëve
- Inhibim i sintezës së proteinave
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK