Sot, kemi të bëjmë me situata stresuese çdo ditë. Për fat të mirë, ne kemi mënyra të shkurtra për të reduktuar stresin në më pak se 5 minuta. Duke filluar nga relaksimi me çaj dhe deri në një frymëmarrje të qetë, të gjitha këto taktika mund të ndihmojnë për t’u qetësuar në disa kohë kritike.

Çokollatë

Vetëm një kub me këtë kënaqësi të ëmbël mund të qetësojë nervat tuaja. Çokollata e errët rregullon nivelet e kortizolit të hormoneve të stresit që stabilizon metabolizmin.

Çamçakëz

Djegësa ose me shije frutash, çamçakëzat janë një mënyrë e mrekullueshme dhe e lehtë për të kapërcyer stersin. Vetëm pak minuta pas përdorimit të çamçakëzit stersi dhe mërzia do jenë zvogëluar.

Numëroni

Jo, nuk është një provë e IQ testit, por është një mënyrë për t’u çlodhur. Kur shqetësimet fillojnë të dalin jashtë kontrollit,  filloni të numëroni numrat deri në 10 dhe pastaj nga 10 deri në 0 për t’u qetësuar.

Mjaltë
Zëvendësoni stresin me një lugë mjaltë. Mjalti është i shkëlqyer në luftimin e depresionit dhe ankthit, komponimet e tij ulin inflamimin e trurit.

Masazh manual

Kur nuk ka masazh profesional para sytve tuaj, provoni një masazh manual për disa minuta për t’u çlodhur. Masazhet mund të jenë veçanërisht të dobishme për njerëzit që shpenzojnë shumë kohë para një kompjuteri. Kur ju ndjeni tension, masazhoni  në supet, qafën dhe kokën tuaj.për të lehtësuar stresin.

Ujë të ftohtë në nyje

Kur ju ndjeheni stres dhe tension provoni me ujë të ftohtë në nyje. Ka arteriet të mëdha të drejta nën lëkurë, kështu që ftohja e këtyre zonave mund të ndihmojë në qetësimin e gjithë trupit.

Fuqia e aromës – erë disa luleve

Ndaloni për disa minuta dhe shijojeni aromën e disa luleve. Për pak ditë ju do të ndryshoni gjendjen shpirtërore dhe është e vështirë të ndjeheni të zemëruar apo të mërzitur nëse në hundë keni një aromë plot me trëndafila. Mbani një vazo me lulet tuaja të preferuara pranë zonës së punës ose në dhomën e ndenjes.

Filloni të planifikoni një pushim

Valë, rërë të ngrohtë, erë e butë … foto e bukur. Ndaloni punën dhe filloni të shfletoni internetin për disa vendpushime turistike të ardhshme dhe patjetër do të jeni të lumtur!

 

Përktheu dhe përshtati

STUDENTET.MK

 

About Author