Dijetari Miçenkov ka publikuar se njerëzit që jetojnë mbi njëqind vjet konsumojnë kosin. Ai përmban bakterie që arrijnë deri në zorrë dhe aty krijojnë zonë që pengon hyrjen e bakterieve të dëmshme (padëshiruara).

Dhalla në Ballkan quhet “Ushqim për jetë të gjatë”, ngase përmban elemente proteinike me kualitet të lartë, më së tepërmi materie minerale që janë të domosdoshme për trupin.

Dhalla është elementi më i rëndësishëm i ushqimit te turqit. Është prezent në çdo racion. Ndoshta mu për këtë turqit janë të fuqishëm dhe të lëvizshëm edhe në moshën e vonshme të pleqërisë. Numri i njerëzve që jetojnë mbi njëqind vjet është më i madh se dhjetë në një milion, derisa në Amerikë ky proporcion është nëntë në një milion.

Kosi u ndihmon pleqve që vuajnë nga dobësimi i eshtrave dhe rënia e dhëmbëve. Nuk ka ilaç më të mirë se kosi në këto situata.

Qumështi është ushqim i kompletuar për të rinjtë dhe pleqtë. Dhalla (kosi) bën pjesë në ushqimet që treten lehtë dhe e cila rekonvaleshentëve ua lehtëson procesin e gjatë të tretjes së ushqimit të thjeshtë.

Gratë e përdorin dhallën për mirëmbajtjen e freskisë së flokëve.

Dhalla, pra, është ushqimi thjeshtë dhe i lirë. Ajo është mbret i të gjitha ushqimeve kur jemi të sëmurë dhe në situata kur duhet anashkaluar yndyrërat.

 

Përktheu dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author