Me siguri nuk keni dëgjuar për personin i cili ishte më i mençur se Ajnshtajni dhe Njutoni.

IQ e Ajnshtanit ka qenë 160, ndërsa e Njutonit 190. Por ky person ka pasur IQ 260. Atëherë përse bota nuk ka ndëgjuar asnjëherë për të dhe pse ai nuk njihet si gjeni. Ky njeri fenomenal quhet William James Sidis. Ai ishte fëmijë i “egër”, i lindur në vitin 1898 në Nju Jork Siti.

Në moshën tetë vjeçare ka folur rrjedhshëm tetë gjuhë të huaja. Gjithashtu, prindërit e tij ishin të shquar si gjeni. Babai i tij, Boris Sidis kishte fituar katër diploma në Universitetin e Harvard-it. Mami i tij kishte MD (titull masteri). William qe i destinuar të ishte jashtzakonisht i zgjuar. Por ende shumica e njerëzve nuk kanë idenë më të vogël për ekzistencën e tij. PSE?

Kur kishte 18 muajsh, ai mund ta lexonte Nju Jork Tajmsin. Kur kishte mbushur 8 vjet mund të fliste latinisht, greqisht, frengjisht, rusisht, gjermanisht, hebraisht, turqisht dhe armenisht. Ai madje “zbuloi” gjuhën e tij e quajtur Vandergood. William, gjithashtu ishte studenti më i ri i pranuar në Harvard, ku atë kohë ishte vetëm 11 vjeçësh. Kur ishte 12 vjeçar i lektoronte profesorët e tij. Dhe në moshën 16 vjeçare mori titullin Baçellor në Art.

Gjenialiteti i tij nuk mund të kalonte pa u vënë re. Por, William asnjëherë nuk shkoi pas famës. Thjeshtë, ai kishte dëshirë të jetonte vetëm, larg qendrës së vëmendjes, madje ai nuk u martua fare. Kjo ishte jeta perfekte sipas tij.

Por, babai i tij Borisi mendonte që një njeri special si djali i tij nuk duhet të jetonte një jetë në izolim. Për këtë shkak përdori qasje të ashpër psikologjike mbi djalin e tij William-in duke tentuar ta motivonte. Kurse William nuk u pajtua me kushtet e babait të tij dhe për shpejt kohë u ndanë. Babai i tij Borisi ndërroj jetë në vitin 1923, ndërsa William nuk morri pjesë në ceremoninë e funeralit.

Në përpjekje për të shpëtuar nga fama, William tentoi të ruaj profilin e tij të ulët. Ai punoi si nënpunës dhe punë me të ardhura të vogëla. Për shpejtë kohë titujt e gazetave u kthyen kundër tij.

Në vitin 1924 gazetarët zbuluan se William punonte një punë me vlerë monetare 23 dollarë në javë. Ai ishte tallur me intelegjencën e tij, duke thënë se ai nuk ishte më “fëmiu talent i egër” siq kishte qenë.

Ndërkohë, William ishte socialist dhe aktivist në Luftën e Parë Botërore. Ai protestoi në Boston kundër luftës. Në vitin 1919, u arrestua për aktivitetin e tij dhe u dënua me 18 muaj heqje lirie. Por, prindërit e tij gjetën një rrugë për lirimin e tij.

Gjeniu i shquar pjesën tjetër të jetës e kaloi në vetmi dhe kishte lidhje të ndërprera me familjen e tij. Megjithëse kishte aftësi për ta ndryshuar botën, ai asnjëher nuk e përdori këtë fuqi

Në vitin 1944, William ndërroj jetë i vetmuar në moshën 46 vjeçare dhe

INTELEGJENCA E TIJ HUMBI PËRJETËSISHT NË HISTORI

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author