Viteve të fundit apelet e kundërshtarëve të kolesterinës dhe yndyrërave janë më të fuqishme në Amerikë dhe Evropë. Kjo i ka mobilizuar gazetat dhe revistat dhe për këtë temë flitet në seminare dhe konferenca.

Është fakt se më tepër se një e katërta e shtetasve të Amerikës dhe Britanisë, luftojnë kundër nivelit të lartë të kolesterinës në gjak. Niveli i lartë i kolesterinës në gjak është shkaktari më i madh i sulmit në zemër.

Kolesterina është materie yndyrore që gjindet në qelizat trupore. Ai është pjesëmarrës në ndërtimin e qelizave dhe duke e falënderuar atë krijohen një numër i hormoneve dhe materieve esenciale trupore siç është kortizoni, si dhe një numër i hormoneve të burrave dhe grave ose në tajitjen e vrerit i cili ndihmon në absorbimin e yndyrërave nga zorrët.

E gjithë kolesterina që gjindet në trupin tonë nuk e ka prejardhjen nga ushqimi. Më tepër se dy të tretat nga kjo materie, duam apo s’duam ne, e prodhon trupi ynë.

Gjaku e shpërndan kolesterinën nëpër pjesët e ndryshme të trupit tonë. Kur sasia e tij i tejkalon përmasat natyrore, kjo kalon në sëmundje.

Ka disa lloje të yndyrës në trupin tonë. Disa janë të dëmshme, e disa të dobishme dhe mirëbërëse.

Hulumtimet shkencore tregojnë se ekzistojnë lloje të dobishme të yndyrërave. Ky është proteini yndyror me dendësi të madhe (HDL), e ashtuquajturi kolesterinë e dobishme. Sa më i madh të jetë niveli i këtij lloji të kolesterinës, aq më të vogla janë shanset e lajmërimit të sëmundjeve të arterieve koronare.

Hulumtuesit kanë vërtetuar se ulja e peshës trupore, marrja me aktivitete fizike dhe ndërprerja e pirjes së duhanit, e rrisin nivelin e këtij lloji të dobishëm të kolesterinës.

Lloji i dytë i yndyrës është i dëmshëm. Këto janë proteinat yndyrore me dendësi të vogël (LDL). Ky lloj yndyre e përcjell kolesterinën nga mëlçia në qelizat e ndryshme të trupit. Kjo e ndihmon sedimentirnin e yndyrërave nëpër muret e arterieve, që sjell në ngushtimin e tyre. Ky ngushtim është shkaktar i angina pektori’s-it ose sulmit në zemër.

Duhet të tentojmë ta ulim sasinë lloji të kësaj yndyre, posaçërisht nëse ekziston shkaktar tjetër i sëmundjeve të arterieve koronare siç është pirja e duhanit, tensioni i lartë i gjakut ose sëmundje të trashëguara të zemrës.

About Author