Dije se të ushtruarit me masë është i domosdoshëm dhe mënyrë e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit, sepse me ushtrime digjen sasitë e tepërta të yndyrës dhe dhjamit që grumbullohen në organizëm, shtresimi i të cilave shkakton sëmundje të shumta, siç janë: shtypja e lartë, arteroskleroza, diabeti, reuma.

Ushtrimet fizike përmirësojnë punën e qarkullimit të gjakut dhe të zemrës, dhe rrjedhjen e gjakut në të gjitha organet dhe indet në organizëm. Gjithashtu mbështetë punën e organeve të frymëmarrjes, ashtu që rritë elasticitetin e mushkërive, aftësinë e zgjerimit dhe pranimit të sasive të mëdha të oksigjenit.

I ndihmon veshkave që të nxjerrin jashtë materiet jashtëqitëse të organizmit siç janë materiet azotike, acidet urinare, që e dëmtojnë organizmin.

·         Të ushtruarit i nxeh organet dhe i çliron nga materiet jashtëqitëse, dhe e bën organizmin të lehtë dhe të lëvizshëm. Duhet ushtruar pasi që ushqimi të jetë tretur në lukth, e kjo zakonisht është pesë orë pas shujtës, më shumë apo më pak, varësisht nga konstitucioni fizik dhe lloji i ushqimit.

Të ushtruarit me masë e ngroh lëkurën dhe nxitë djersitjen, dhe kur ndodh kjo duhet ndërprerë, sepse ushtrimet me djersitje të tepruar nuk janë të mira. Cilido organ që ushtrohet është i fuqishëm dhe aktiv, ashtu edhe energjia nutritive; dhe kushdo që dëshiron ta përmirësoj kujtesën e tij le të mësoj shumë përmendësh.

Për secilin organ ekziston shtrim i veçantë: për mushkri është leximi, duke u nisur nga leximi në vetvete e deri tek ai me zë; për shikim është bukurshkrimi; për dëgjim janë tingujt e bukur; kalërimi me masë është ushtrim i mirë për tërë organizmin.

 

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author