Kafeja nuk bën vetëm punën e zgjimit në mëngjes, por mesa duket ajo ka përdorime të shumta edhe në bukuri. Kafeja redukton inflamacionin, shton volumin e flokëve, heq celulitin, rigjeneron lëkurën etj.
Ja se si mund ta përdorim kafenë në trajtimet e bukurisë.
- 1-Ndihmonë në reduktimin e inflamacionit dhe shkëlqen lëkurën. Një copë pambuku lageni me kafe dhe vendosini poshtë zonës së syve. Kjo do të largojë ënjtjet dhe rrathët e zinj.
- 2-Mund të bëni një srab ushqyes për lëkurën. Miksoni 1 lugë kafe, një lugë sheqer dhe 1 lugë vaj kokosi. Fërkoni lëkurën për disa minuta dhe ajo do të qëndrojë e butë dhe e shkëlqyeshme.
- 3-Shërben për ti dhënë volum flokëve. Miksoni pak kafe me balsamin e flokëve dhe masazhoni kokën e flokët gjatë larjes.
- 4-Largon dhimbjet e djegieve nga dielli. Një peshqir lageni me kafe dhe më pas vendoseni mbi zonën ku jeni djegur.
- 5-I jep shkëlqim flokëve të zinj ose kafe. Pas larjes shpëlajeni flokun me kafe të ftohtë. Mbajeni 10 minuta dhe më pas shpëlajeni kokën. Kjo do i lejë flokët me shkëlqim dhe të butë.
- 6-Bëni një maskë anti-plakje. Miksoni 1 lugë kafe dhe 1 lugë kakao pudër, 1 lugë qumësht, 1 lugë mjaltë dhe aplikojeni në fytyrë për 15 minuta. Më pas shpëlajeni fytyrën.
- 7-Shërben për largimin e celulitit. Miksoni 1 lugë kafe, 1 lugë sheqer dhe një lugë vaj kokosi dhe më pas fërkoni mirë zonën ku gjendet celuliti për disa minuta.
Përmblodhi dhe përshtati
STUDENTET.MK