Shkencëtarët thonë se kanë kryer studimin e parë në njerëz për të treguar se një filxhan kafe mund të ketë një efekt të drejtpërdrejtë në funksionet tona yndyrore.

Në trupin e njeriut ekzistojnë dy lloje të yndyrërave. Lloji i parë është yndyra që njerëzit zakonisht i referohen si yndyrë e mirë (ngjyrë kafe), funksioni i së cilës ndihmonë organizmin e njeriut që të transformojë vlerat nutritive në energji.
Përkundër kësaj kemi edhe yndyrë tjetër që njihet si yndyrëra e verdhë apo e bardhë që formësohet nga deponimi i kalorive.

Derisa ekspertët mjekësorë e shoqërojnë yndyrën e bardhë me obezitetin dhe çrregullimet metabolike të tilla si diabeti, yndyra e “mirë” mund të ndihmojë njerëzit të qëndrojnë të mbajtur dhe të kenë një peshë të shëndetshme trupore.

Disa studiues kanë sugjeruar që nxitimi i trupit për të kthyer yndyrën e bardhë (të dëmshme) në yndyrë kafe mund të jetë një mënyrë e suksesshme për të luftuar trashjen dhe studimet janë përqendruar në rrugë specifike që mund të ndihmojnë këtë proces të djegies së dhjamit.

Yndyrëra e mirë metabolizon ushqimin në energji duke aktivizuar proteinin e ashtuquajtur UCP1, i cili ekzistonë tek mitokondria e indeve të yndyrës së mirë.

Studimet e mëparshme kanë lidhur konsumin e kafeinës me humbje peshe dhe shpenzime më të larta të energjisë. Sidoqoftë, shkencëtarët nuk kishin studiuar ende lidhjen ndërmjet aktivizimit të kafesë dhe UCP1, kështu që një ekip hulumtuesish nga Universiteti i Nottingham, Mbretëria e Bashkuar, filluan të shqyrtojnë këtë fushë.

Profesor Michael Symonds, nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Nottingham, është një nga autorët korrespondues dhe kryesorë të studimit, e cila shfaqet në revistën “Scientific Reports”.

Si 1 filxhan kafe ndikon tek yndyra e “mirë”

Prof. Symonds dhe ekipi kryen eksperimente in vitro dhe in vivo për të parë efektin e kafeinës në gjenerimin e nxehtësisë së yndyrnave kafe, ose termogenezës.

Së pari, ata ekspozuan qelizat që ruajnë yndyrën, ose adipocitet – që rrjedhin nga qelizat staminale – në kafeinë. Ata vunë re se ekspozimi i kafeinës ngriti nivelet e UCP1 dhe nxiti metabolizmin e qelizave.

Këto efekte “shoqëroheshin me ndryshime strukturore të ngjyrosura” në mitokondri dhe lipide.

Së dyti, studiuesit kërkuan të vërtetonin gjetjet tek njerëzit. Duke përdorur një teknikë të imazhit termik, ata vendosën rezervat e yndyrës ngjyrë kafe në trup dhe vlerësuan aftësitë e tyre për gjenerimin e nxehtësisë.

“Nga puna jonë e mëparshme,” shpjegon Prof. Symonds, “e dinim se yndyra ngjyrë kafe është e vendosur kryesisht në rajonin e qafës, kështu që ne ishim në gjendje të imitojmë dikë menjëherë pas një pije për të parë nëse yndyra kafe u bë më e nxehtë”.

Hulumtuesit i krahasuan efektet e pirjes së një kafeje me ato të ujit të pijshëm dhe zbuluan se “pirja e kafesë (por jo e ujit) nxiti temperaturën e rajonit supraklavikular”, i cili korrespondon me zonën ku grumbulli yndyror akumulohet tek njerëzit dhe i cili “është tregues i termogenezës”.

“Rezultatet ishin pozitive,” raporton Prof. Symonds, “dhe ne tani duhet të konstatojmë [nëse] kafeina, si një nga përbërësit e kafes, po vepron si stimul ose nëse ka një komponent tjetër që ndihmon me aktivizimin e yndyrës ngjyrë kafe. Aktualisht po shikojmë shtesat e kafeinës për të provuar nëse efekti është i ngjashëm. “

“Pasi të kemi konfirmuar se cili përbërës është përgjegjës për këtë, mund të përdoret potencialisht si pjesë e një trajtimi të menaxhimit të peshës ose si pjesë e programit të rregullimit të glukozës për të parandaluar diabetin”.

“Rritja e aktivitetit yndyror (ngjyrë kafe) përmirëson kontrollin e sheqerit në gjak, si dhe përmirësimin e nivelit të lipideve të gjakut dhe kalorive ekstra të djegura që ndihmojnë në humbjen e peshës. Megjithatë, deri më tani askush nuk ka gjetur një mënyrë të pranueshme për të stimuluar aktivitetin e saj tek njerëzit”, thotë Prof. Symonds.

“Ky është studimi i parë në njerëz që tregon se diçka si një filxhan kafe mund të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në funksionet tona yndyrore. Implikimet e mundshme të rezultateve tona janë shumë të mëdha, pasi trashja është një shqetësim i madh shëndetësor për shoqërinë dhe ne gjithashtu kemi një epidemi në rritje të diabetit dhe yndyra kafe potencialisht mund të jetë pjesë e zgjidhjes “. thotë Prof. Michael Symonds!

Përktheu dhe përmblodhi

STUDENTET.MK

About Author