Margarina në skenën botërore u shfaq në 1869 dhe u bë si një zëvendësim i lirë i gjalpit për klasën punëtore. Sidoqoftë, margarina nuk ka të bëjë fare me gjalpin. Margarina është diçka krejtësisht e ndryshme, një produkt krejtësisht i panatyrshëm dhe i dëmshëm që nuk duhet të quhet “ushqyes”.

Margarina prodhohet nga vajra vegjetale. Temperatura e lartë në procesin e nxjerrjes së vajrave shkatërron antioksiduesit në to dhe krijon radikalet e lira që mund të shkaktojnë dëme të mëdha në qeliza dhe të rrisin rrezikun e kancerit. Pastaj, në një mënyrë kimike brutale, vajrat ngurtësohen nga hidrogjenizimi ose ndryshimi i acideve yndyrore. Këto procedura përdorin kimikate të rrezikshme, mbetjet e të cilëve gjenden në produktet e gatshme në raftet e dyqaneve tona.

Problem tjetër është ajo se hidrogjenizimi dhe ndryshimi i acideve yndyrore rezulton me ndryshimin e molekulave të yndyrnave deri në ato mënyra që nuk përngjasojn aspak me formen e tyre natyrale dhe në metabolizëm pranohet si një substancë e panjohur. Yndyrërat i ndërtojnë muret qelizore të trupit të njeriut, që lehtësojnë komunikimin me qelizat tjera dhe nëse kjo substancë bëhet pjesë përbërëse e murit qelior atëherë qeliza më nuk është në formën e saj normale.

Në procesin e hidrogjenizimit, vajrat trajtohen me hidrogjen dhe duke përdorur nikelin si katalizator. Gjatë këtij procesi krijohet trans-yndyra që janë shumë të dëmshme për shëndetin. Trans-yndyrnat industriale rrisin rrezikun e diabetit, kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe dëmtimit të fetusit. Përveç në margarinë, ato gjenden në shumë lloje biskotash, ëmbëlsira, akullore, çokollata dhe patate të skuqura.

 

Përgaditi dhe përshtati

STUDENTET.MK

 

 

About Author