Këto medikamente përdoren për mjekimin e tumoreve të ndryshme malinje (karcinome, limfome, leukemi). Terapia citostatike përdoret me qëllim që të arrihet shërim i sëmundjes malinje dhe kombinohet me metoda tjera të mjekimit (me trajtimin kirurgjik dhe trajtimin jonizuesradioterapi). Pasi që këto medikamente janë toksike për qelizat malinje por edhe për ato normale, trajtimi duhet të bëhet nën mbikëqyrjen e mjekut specialist.

Citostatikët gjithashtu japin edhe efekte të tjera të padëshirueshme si vjellje, supresion të palcës kockore, humbje të fuqisë reproduktive, nivel të lartë të acidit urik në gjak, rënie të flokëve, reaksione alergjike, dëmtim të mëlçisë, veshkave, zemrës dhe organeve tjera.

Sias mënyrë së veprimit, citostatikët ndahen në:

1. Citostatik akilirik – ndikojnë përmes të dëmtimit të AND në qelizat malinje dhe e ndalojnë ndarjen qelizore (cyclophosphamide-cytoxan);

2. Antibiotikët citotoksik – veprojnë si radiomimetik dhe direkt I dëmtojnë qelizat malinje- ngjashëm si rrezet jonizuese (doxorubicin-rubidox);

3. Alkaloidet – Vinka dhe etopozidi. Akaloidet-vinka fi tohen nga bima e quajtur Vinca Rosea. Veprojnë në mënyrë të padëshirueshme mbi shtizës mitotike dhe ashtu e stopojnë ndarjen qelizore (vincristine-onkovin);

4. Antimetabolitet – këto medikamente inkroporohen në acidet nukleinike dhe enzimet e qelizave malinje, për ta ndaluar ndarjen qelizore dhe proceset metabolike (methotrexate-methotrexat);

5. Hormonet seksuale dhe antagonistët e tyre – më parë estrogjenet janë përdorur në mjekimin e karcinomit të prostatës, kurse hormonet androgjene në mjekimin e karcinomit të gjirit. Sot shumë shpesh po përdoren antagonistët e hormoneve seksuale në kombinim me citostatikët tjerë dhe metoda për mjekimin e sëmundjeve malinje (tamoxifen-tamoximerk10);

6. Medikmentet tjera citostatike – janë medikamente me prejardhje enzimatike (asparaginase); komplekse joorganike të platinës (carboplatin); alkaloide të platinës(paclitaxel-paxene);antitrupa monoklonal(trastuzumab) etj.

 

Burimi – BAZAT E KUJDESIT

Përshtati dhe përmblodhi

STUDENTET.MK

About Author