Rrethanorët e veçuar shprehen: a) me emra, zakonisht me parafjalë e rrale pa parafjalë; b) me ndajfolje, lokucione a shprehje ndajfoljore: c) me forma të pashtjelluara; ç) me togfjalësha. Më dendur veçohen rrethanorët e shprehur me emra me parafjalë si edhe ata të shprehur me forma të pashtjelluara. Emrat në funksion të rrethanorëve të veçuar zgjerohen shpesh me fjalë të tjera:
Foshnja, nga qejfi, lëvizte duart topolake. Nga zëri, Spiroja njohu Mehmet Çomangën. Serafina ka dalë të shetisë një ditë buzë detit, në Himarë.
Natën, u bë më keq dhe dhembjet iu bënë aq të forta, sa përpëlitej si zog. Pastaj, qetë-qetë, ndolli prapë bagëtinë me gjuhën e tij. Një ditë prej ditësh, vjen nga Tirana një i sëmurë.
Me tharjen e kënetës së Karavastasë, do të thahet dhe ai. Nga ky shkak, gurët më të rëndë ranë mbi kurrizin tim. Pas disa kohësh, doktori më bëri një të mirë të madhe.
Pa u ngutur, krehu flokët para pasqyrës. Me të kaluar prakun e portës, Dana ndjeu erën e luleve të shumta që mbushnin saksitë. Duke shpërndarë komunikatat, Lumto Gjinari përpiqej të përfvtyronte ngjarjet e mëngjesit. Për të ndërtuar këtë hidrocentral, para pesëdhjetë vjetësh do të duhej të punonte e gjithë Shqipëria.
Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTËT.MK