E para: mbipesha që e godet barkun dhe gjoksin (pjesën e sipërme të trupit). Ky është lloj i rrezikshëm i mbipeshës.

E dyta: mbipesha që i godet kofshët (kukat) që është prezent te gratë. Kjo është më pak e rrezikshme se e para.

Profesori Kalbani dhe shumë të tjerë konsiderojnë se më së miri është të krahasohet volumi i brezit me volumin e ijëve (Waist to Hip ratio). Sipas asaj që qëndron në librin e njohur mjekësor ”Current’, publikuar në vitin 1994, mendimet më të reja tregojnë se shumë më i rrezikshëm është sedimentirni i yndyrës rreth brezit se sa në ijë dhe kërçik. Njerëzit me mbipeshë volumi i brezit i të cilëve është më i madh për 1,0% te burrat dhe O,8% te gratë, janë të ekspozuar më shumë sëmundjeve të diabetit (sheqerit), sëmundjeve të arterieve koronare dhe sulmit në tru. Kjo përqindje mund të fitohet nëse volumin e brezit në centimetra e ndajmë me volumin e kofshës (këllkut).

Për llogaritjen e peshës optimale duhet zbatuar formulën p;l2 (pesha pjesëtuar me lartësinë në katror).

Volumi (perimetri) natyror për burrat është mes 20 dhe 25, kurse për gratë mes 19 dhe 24.

Nëse burri është i rëndë 84 kg, kurse i gjatë 1,83 m, atëherë pesha e tij do të jetë në kornizat e volumit natyror, ngase sipas formulës p+l2 rezultati do të jetë si vijon:

84/1.83(2)=84/3.3489=24.5

Nëse pesha e njeriut është 96 kg, atëherë rezultati do të ishte mbi volumin natyror, respektivisht mbi 28. Shoqatat botërore të sigurimit, e dinë se mbipesha ia shkurton njeriut jetën prandaj refuzojnë t’ i sigurojnë njerëzit me mbipeshë të tepruar.

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author

Previous Post