Autoritetet mjekësore bashkëkohore janë të pajtimit se marrja me aktivitete fizike, siç është ecja e shpejtë, vrapimi, notimi ose vozitja e biçikletës prej 20 deri në 30 minuta dy ose tri herë në javë, ndihmon në mbrojtjen nga angina pectoris-i dhe sulmi në zemër. Revista mjekësore ”B.M.J.” pak kohë më parë si temë kryesore ka publikuar artikullin ku autorja ka shënuar se aktiviteti fizik i ndihmon zemrës në pesë aspekte:

  • I pari: e ul nivelin e kolesterinës së dëmshme (LDL) që është shkaktar për trashjen dhe ngushtimin e arterieve. Aktiviteti fizik e rritë nivelin e kolesterinës së dobishme (HDL) i cili e pastron yndyrën nga arteriet. Hulumtuesit kanë konstatuar se ilaçi më i mirë për ngritjen e kësaj kolesterine të dobishme është pikërisht aktiviteti fizik. Sa më i lartë të jetë niveli i kësaj kolesterinë në gjak, mundësia e ngushtimit të arterieve dhe sulmit në zemër është më e vogël;
  • I dyti: ulja e peshës së trupit dhe vitalitetit të trupit;
  • I treti: aktiviteti sportiv ndihmon në uljen e tensionit të gjakut te njerëzit që kanë tension të lartë të gjakut. Aktiviteti i rregullt fizik e ul tensionin e gjakut për disa milimetra. Kur aktivitetit të rregullt fizik i bashkëngjitet ulja e peshës së trupit, atëherë i sëmuri nuk ka nevojë për kurrfarë ilaçesh plotësuese (kjo duhet të zhvillohet nën mbikëqyrjen e mjekut);
  • E katërta: aktiviteti trupor e zvogëlon nevojën për të pirë duhan. Ai e pasuron trupin me fuqi dhe gjallë dhe e dobëson shprehinë e pirjes së duhanit. Kur të dëshirosh të ndezësh ndonjë cigare, dil prej shtëpisë dhe merr (thithë) ajër të pastër madje edhe për disa minuta, dhe
  • E pesta: e zvogëlon koagulimin e gjakut (trombozën), që zvogëlon mundësinë e trombozës në arterie.

Nuk është patjetër që këto aktivitete të zhvillohen për çdo ditë. Hulumtuesit kanë konstatuar se aktivitetet fizike siç janë ecja e shpejtë, vrapimi, notimi etj., do të mjaftonin dy ose tri herë në javë për t’u arritur qëllimi, nëse bëhen rregullisht.

Këtu ekziston një rregull e artë, e ajo është se njeriu nuk duhet ta tejkalojë forcën e tij natyrore. Rritja e barrës duhet të jetë në mënyrë graduale që të mos vij deri te inflamacioni i muskujve dhe vështirësi gjatë aktiviteteve. Edhe më keq është kur teprohet në trajnim dhe sport aq saqë dëmtohet shëndeti. Teprimi në aktivitetet trupore është e urrejtur siç është e urrejtur teprimi në gjërat tjera.

Prandaj maturia është garantë e suksesit, posaçërisht tek ata që i kanë kaluar të katërdhjetat dhe ata që nuk janë të përgatitur dhe të trajnuar.

Kjo nuk do të thotë se të moshuarit nuk duhet të merren me aktivitete fizike. Kjo është gabim. Këto aktivitete janë të dobishme për të gjitha moshat dhe sa të jetë njeriu më i moshuar ato janë aq më të dobishme. Ecja e shtyn (në afat) humbjen e mineraleve nga eshtrat dhe e zvogëlon mundësinë e thyerjeve që shpesh ndodhin te njerëzit e moshuar.

 

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author