Ndryshimi i klimës ndikon në jetën e shumë njerëzve, dhe studimi i fundit tregon se ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme edhe në ëndërr.
Studimi i bërë me 765 000 banorë të Shteteve të Bashkuara nga viti 2002 deri në vitin 2011 arriti në përfundimin se rritja e temperaturës për një shkallë shkakton gjumë më të përkeqësuar tek njerëzit.
Nëse supozojmë se toka vazhdon të nxehet prej vitit në vit, gjë që nuk është e pamundur, atëherë problemin me ëndërra të këqija do ta kenë shumica e njerëzve.
Disa njerëz janë veçanërisht të prirur për këtë problem. Nëse bëjm karhasimin e gjumit me stinët e vitit, ai është me i përkeqësuar në stinën e veres ku ka më shumë se tre herë netë pa ëndrra sesa në stinën e dimrit. Shkencëtarët që kryen studimin erdhën tek disa të dhëna interesante. Për shembull, ata njerëz të ardhurat e të cilëve janë më pak se $ 50,000 për vit, kanë tre herë më shumë shance që gjatë muajve me temperatura të larta të kenë ëndrra jo të kualitetshme.
Gjumi është i rëndësishëm për shëndetin. Autorët e studimit thonë se ky fenomen mund të rezultojë në imunitet të ulur dhe zhvillimin e sëmundjeve kronike, si dhe dëm në funksionet njohëse.
Përmblodhi dhe përshtati
STUDENTET.MK