Të gjitha çrregullimet hormonale, më herët apo më vonë, në varësi nga shkalla e dëmtimeve, shkaktojnë ndryshime nervore-psikike.

Duke pasur parasysh rolin dirigjues të hipofizës, e cila tajit më tepër hormone, të cilat veprojnë në mënyrë stimuluese në gjëndrat tjera endokrine dhe i rregullon hormonet në gjak, ndryshimet psikike gjatë sëmundjes së kësaj gjëndre janë të shpeshta.

Ndryshimet i detyrohen tajitjes së zmadhuar, të zvogëluar apo të pamjaftueshme të hormoneve. Ndryshimet psikike janë rezultat i sëmundjes apo hendikepit fizik (rritja e ulët, rritja e lartë, humbja e shenjave seksuale sekondare, qimet etj.). Ndryshimet psikike karakterizohen me ndryshimet në karakter, nervozë, zemërim, pagjumësi, labilitet afektiv (nga të qarat e pamotivuar deri në tërbim të fortë dhe në qeshje të pakontrolluar).

Të mundshme janë çrregullimet në formë të psikozave, si pasojë e dukjes fi zike, apo për shkak të efektit toksik të hormoneve të tajitura të gjëndrave endokrine.

Nëse vjen në shkatërrim të plotë të indit të hipofi zës për shkak të lëndimit, gjakderdhjes, ndezjes apo dëmtimit nga tumori, atëherë ndodh çrregullimi poliendokrinologjik. Pacienti e humb peshën, muskujt atrofojnë, lëkura hollohet, organet e brendshme atrofojnë dhe iu zvogëlohet funksioni.

Kjo sëmundje quhet Kaheksioni i Simonsdovit, sipas autorit i cili e ka përshkruar i pari. Për fat të mirë, kjo sëmundje është mjaft e rrallë.

 

Përktheu dhe përshtati ;
STUDENTET.MK

About Author