Meqë ai është vendi prej ku e krijojmë fushën fizike, mendore dhe emocionale, truri i njeriut është qendra e potencialit tonë.

Njihu me fuqinë e trurit të njeriut

Falë punës së neuropsikologut Petr Anokhin ne e dimë se truri i njeriut është jashtëzakonisht i fuqishëm. Ekzistojnë 10 bilion neurone dhe 12 trilion qeliza nervore në çdo tru njerëzor dhe çdo qelizë ka mundësi në mënyrë fizike të lidhet me 100.000 tjera.

Kjo do të thotë se ndërlidhjet që një qelizë e trurit mund t’i bëjë janë: 1.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.000.0. (respektivisht, 1 i ndjekur nga 271 zero).

Truri evolucionar

Dr. Paul McLean ka demonstruar se truri i njeriut është i ndërtuar nga tri pjesë të dallueshme që zhvillohen në kohëra të ndryshme të ndryshimit tonë. I ashtuquajturi tru “reptilian” është pjesa më e vjetër e trurit dhe është përgjegjëse për çështjet më bazike, si të marrit me rreziqet. Truri “mamalian” është vendi i emocioneve tona. Truri jonë “i të menduarit”, në bazë të evoluimit, është shumë i ri. Ai është burim i egos tonë, aftësive tona për të menduar për vetveten.

Truri i majtë dhe i djathtë

Roger Sperry nga Universiteti i Kalifornisë, Los Anxheles, ka qenë i pari që ka shpjeguar ndarjen e trurit tonë në dy anë: i majtë dhe i djathtë. Ana e majtë e trurit është zbuluar se është përgjegjëse për të menduarit logjik; ana e djathtë e trurit – për gjëra imagjinare.

Truri i ndërgjegjes

Truri i ndërgjegjes është ajo pjesë e trurit tonë që merret me atë që ne e quajmë “realitet”. Ajo e përdor arsyen për t’i interpretuar dhe analizuar informatat nga bota përreth nesh. Kjo bëhet nëpërmjet perceptimit, asociacionit, evoluimit dhe marrjes së vendimeve. Sidoqoftë, truri i ndërgjegjes është shumë i kufizuar. Pavarësisht fuqisë së trurit, ne mund të mbajmë rreth 7 apo 8 mendime në kokë në të njëjtën kohë.

Duke e rritur trurin tonë

Potencialin tonë e rrisim atëherë kur e rrisim fuqinë e trurit tonë. Këtë mund ta bëjmë sipas mënyrave në vijim:

· përdore trurin e majtë dhe të djathtë për të ëndërruar qëllime të reja dhe planifikoji hapat për t’i arritur ato;

  · lidhi të gjitha pjesët e trurit tënd duke menduar për qëllimet e tua, duke i ndier me pasion ato dhe duke marrë veprime të përshtatshme;

  · trokit në fuqinë kreative të trurit për të bërë vendime më të mira dhe për të gjetur zgjidhje më të mira për problemet;            

· njihi kufijtë e trurit analitik dhe akordohu me atë se çfarë të thotë truri nëpërmjet intuitës dhe instinktit.

Pikat kyçe

1. Edhe pse ka shumë gjëra për t’u zbuluar rreth trurit të njeriut, është e qartë se shumica e njerëzve shumë pak e përdorin fuqinë e trurit të tyre.

2. Truri i njeriut është rezultat i tre zhvillimeve evolucionare që krijojnë sjellje, emocione dhe mendime instiktive.

3. Kur përdoren së bashku funksionet e trurit të majtë dhe të djathtë, e dhurojnë të menduarit logjik dhe imagjinar.

4. Truri i nënndërgjegjes është vendi i imazhit të vetvetes.

5. Kur paraqitet ndonjë problem, truri i nënndërgjegjes është i aftë për të gjetur mënyrat e tij të zgjidhjes.

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author