Nervi shiatik, i njohur si nervus ischiadicus, është nerv i gjatë që kalon nga vendi i rajonit të nyjës së kërdhokullës (ischium), e cila është më e poshtmja nga të tre seksionet e kocit të kërdhokullës, kurse zgjatet nga pjesa e fundit e kofshës deri poshtë në thembër.
Pezmatimi i nervit ishiatik mund të shkaktohet nga lëndimi ose shtypja dhe vepron mbi nervat përreth duke shkaktuar dhembje therëse. Vuajtja nga ishiasi për një kohë të gjatë mund ta përhapë dhembjen nga rajoni i kërdhokullës nëpër kërcir (tibia) ndërmjet gjurit poshtë deri te nyelli i këmbës. Simptomat e tjerë përcjellës që e zgjasin sëmundjen një kohë përfshijnë humbjen e peshës trupore dhe dobësimin ose atrofinë e kërdhokullës. Së bashku me dhembjen e veçantë therëse që e bën të paaftë personin, e përcjell dhe e shkakton, saqë pacienti harron gjithçka tjetër veç tij.
Sa i përket kuptimit mjekësor, ishiasi është pezmatim i këtij nervi dhe i nervave fqinjë që shkakton dhembje goditëse deri poshtë në nyellin e këmbës. Sulmet janë të herëpas’hershme dhe ndonjëherë zgjasin shumë, kurse vuajtjet e pacientit mund të zgjasin edhe disa muaj. Dhembja zakonisht përsëritet natën në të njëjtën kohë.
Nëse shkaktari i kësaj frakture të legenit, dislokimi i kërdhokullës, pezmatim i lehtë artritik ose lëvizjet e tjera që bëjnë shtypje mbi nervin ishiatik, kjo lloj sëmundjeje shkakton tharjen ose mungesën e ekuilibrit të lagështisë (d.m.th. zhvillimin e substancës ngjitëse koagulabile), që shkakton nxehtësi, ënjtje dhe humbje të funksionit. Në rastin tjetër të mungesës së baraspeshës së lagështisë, një substancë e tillë mund të trajtohet nëpërmjet hapjes së punës së zorrëve, nëpërmjet përdorimit të një yndyre të shkrirë, e cila, përveç të tjerash, ka veti të pjekjes dhe të laksativit.
Pra, siç kemi thënë në krerët e mësipërm, sëmundjet e njerëzve që përdorin ushqime të thjeshta shërohen kryesisht me ilaçe të thjeshta, ndërsa sëmundjet e njerëzve që përdorin ushqime të zgjedhura dhe më të llojllojshme kërkojnë trajtim me ilaçe më të llojllojshme. Megjithatë, të gjithë mjekët pajtohen që vetëm atëherë kur ushqimi natyror nuk mund të sigurojë ilaçin e nevojshëm, mund të përshkruhet për të përdorur ndonjë ilaç, por individi mund të marrë ndonjë ilaç më të komplikuar, vetëm kur ilaçi i thjeshtë nuk është i suksesshëm.
Përmblodhi dhe përshtati
STUDENTET.MK
About Author