Pagjumësia është dukuri mjaft e përhapur në Evropë dhe Amerikë. Për këtë temë janë shkruar shumë libra dhe artikuj. Dr. Everet në artikullin të cilin shtypi mjekësor amerikan e ka publikuar në vitin 1990 thotë:
“Problemi i pagjumësisë është shkaku më i madh i ankesave në ordinancat shëndetësore amerikane. Një e treta e njerëzve kanë probleme në lidhje me pagjumësinë. Nga ky shkak narkotikët dhe sedativët më së shpeshti përdoren nga shtetasit e këtyre vendeve.”
Për përdorimin e shpeshtë të narkotikëve në Amerikë, prof. Daly në revistën mjekësore ”Primary care” vitin 1989 ka thënë:
“Nga pagjumësia vuajnë më tepër se 9% e rinisë dhe më tepër se 35% e njerëzve të moshuar.”
Njeriun e kaplon mosbesimi kur lexon atë që profesor Daly në të njëjtën revistë ka shënuar:
“Nuk duhet nënçmuar rëndësinë e problemit të pagjumësisë në Shtetet e Bashkuara. Ngase, 40% të njerëzve të moshës madhore në Amerikë për çdo ditë përdorin narkotikë. Njerëzit e moshuar harxhojnë 40% të tabletave me narkotikë”