Kur flokët bëhen të bardha do të thotë që ne plakemi, por a keni menduar ndonjëherë pse? Disa menjëherë kanë tendencë të kërkojnë zgjidhje për t’i mbuluar, fshehur, ndërsa ato nuk janë asgjë tjetër veçse dëshmia e kohës që ka kaluar. Të shohim së bashku pse flokët tanë pësojnë këtë transformim ndërsa plakemi.


Flokët tanë janë në rinovim të vazhdueshëm, cikli i tyre jetësor është 3 vjet, periudhë gjatë së cilës flokët rriten në mënyrë të pandalshme. Kur floku vdes ai zëvendësohet menjëherë nga një tjetër, i cili do të bjerë pas disa muajsh. Ngjyra e fkokëve mundësohet nga melanocitet (qelizat e specializuara që prodhojnë melaninën dhe janë përgjegjës për ngjyrën e lëkurës dhe flokëve). Në moshën 35 vjeçare (pas dhjetë cikle të rritjes të melanocitëve), melanocitet humbasin efektivitetin e tyre, procesi i pigmentimit të flokëve fillon të ngadalësohet dhe flokët e rinj rilindin ose të bardhë ose me ngjyrë më të zbehtë.

Ka edhe raste kur flokët e bardhë fillojnë të shfaqen shumë herët në krahasim me moshën mesatare, para moshës 30 vjeçare saqë secili nga ne kemi një mik të cilit i janë paraqitur flokët e para të bardha gjatë viteve të shkollës së mesme. Flokët e bardha mund të shfaqen në mosha të ndryshme për shkak të përkeqësimit të funksioneve të qelizave në rënjën e flokut , ku si pasoj pigmenti i melaninës nuk gjenerohet në rrënjën e flokëve. Faktorët mund të jenë të ndryshëm: për shembull, stresi për shkak të ndonjë tronditje, mund të bëjë që flokët të bien dhe të rritet floku i ri i bardh. Shkaktar mund të jenë gjithashtu faktorët trashëgues madje ekzistojnë edhe sëmundje te të rinjtë që shkaktojnë zbardhjen e flokëve, siç janë anemia dhe çrregullimet e tiroides.

Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.COM

About Author