Ne nuk kemi nevojë të dimë IQ-në e dikujt për të konkluduar se ai person është inteligjent mbi mesataren.

Njerëzit inteligjentë mbi mesataren do të njihen nga pesë gjëra që ata i bëjnë ndryshe nga të tjerët.

1. Njerëzit inteligjentë nuk besojnë gjithçka që dëgjojnë.

Ata vënë në dyshim traditat, besimet, normat etike, të gjithë sistemin në të cilin jetojnë, në fakt gjithçka që ekziston. Ata nuk marrin asgjë si të mirëqenë dhe nuk ndjekin turmën, por mendojnë për gjithçka në mënyrë kritike dhe hulumtojnë tërësisht përpara se të formojnë mendimin e tyre.

Ata sigurisht nuk besojnë gjithçka që dëgjojnë në lajme ose nga personat autoritativ. Njerëzit inteligjentë mbi mesataren mund të dallojnë gënjeshtrën dhe nuk i lënë të tjerët të luajnë me to. Dogmat, pra parimet që paraqiten si të vërteta të pamohueshme, nuk kanë asgjë për ta,ata kanë mendimin që duan të kenë dhe ndjekin rrugën e tyre në jetë.

2. Njerëzit inteligjentë nuk lartësojnë askënd

Njerëzit me IQ mbi mesataren rrallë kanë idhuj dhe rrallë kërkojnë nga dikush që t’i udhëheqë ata gjatë jetës. Ata e dinë se njohuritë që kërkojnë mund të gjenden brenda vetes. Ata e kuptojnë se ne mund të mësojmë diçka nga çdo person në jetë, por gjithashtu kuptojnë se ata vetë nuk dinë gjithçka.

Askush nuk i ka të gjitha përgjigjet, dhe kjo është arsyeja pse njerëzit inteligjentë mbi mesataren nuk e shohin askënd si idol. Ata e perceptojnë veten si guru i tyre personal, i cili ka mjaft urtësi dhe forcë për të trajtuar çdo situatë.

3. Janë në kërkim të vazhdueshëm për njohuri

Njerëzit me IQ të lartë nuk janë kurrë të kënaqur me atë që dinë , ata gjithmonë dëshirojnë njohuri dhe përvoja të reja. Ata tentojnë të zgjerojnë mendjet e tyre dhe angazhohen në biseda inteligjente sa herë që u jepet mundësia.

Njerëzit inteligjentë janë të magjepsur nga dija dhe janë të varur nga ajo, ata nuk janë të kënaqur me atë që kanë mësuar, sepse në këtë mënyrë mendja e tyre do të ngecë. Ata e kuptojnë se dija është fuqi dhe duan të armatosen me sa më shumë municion mendor.

4. Ata i kthejnë mendimet e tyre në veprime

Njerëzit inteligjentë mbi mesataren e dinë se mendimet dhe idetë nuk do të thonë asgjë pa veprim. Nëse duan të arrijnë diçka në jetë, kuptojnë se ajo që dinë duhet të zbatohet në veprime konkrete. Mendimet tuaja nuk janë të dobishme nëse nuk i ndani me të tjerët dhe i përdorni për të kontribuar në botë, kështu që njerëzit inteligjentë janë gjithmonë në kërkim të mënyrave për të zbatuar njohuritë e tyre.

Ata nuk do të lejojnë asgjë t’u pengojë në përpjekjen e tyre për të përdorur njohuritë e tyre për të ndryshuar botën për mirë. Ardhja me plane të reja për të arritur qëllimet e tyre u jep atyre kënaqësi të madhe.

5. Ata e dinë vlerën e kohës së kaluar me veten në heshtje

Më shumë se çdo gjë tjetër, njerëzit me IQ të lartë e dinë vlerën e kohës së qetë me veten e tyre. Ne të gjithë duhet të veprojmë, të punojmë, të prodhojmë, të lëvizim, të fitojmë. Ne nuk shpenzojmë mjaftueshëm kohë duke menduar, ndjerë, dashuruar…

Kjo është arsyeja pse njerëzit inteligjentë mbi mesataren shpenzojnë sa më shumë kohë të jetë e mundur me veten dhe mendimet e tyre, sepse ata e dinë se sa e rëndësishme është të shikosh thellë brenda vetes për të gjetur përgjigje. Edhe nëse nuk janë në kërkim të përgjigjeve në atë moment, ata janë ende të vetëdijshëm për rëndësinë e kohës së kaluar vetëm, larg zhurmës që na rrethon, pasi ndihmon edhe në lehtësimin e stresit dhe rinovimin e mendjes, trupit dhe shpirtit.

Njerëzit inteligjentë mbi mesataren kanë një lidhje të shkëlqyer me veten dhe e dinë se kjo lidhje është themeli për çdo gjë tjetër në jetë.

Përmblodhi dhe përshtati:

www.studentet.mk

About Author