Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se Evropa tani është epiqendra e pandemisë.

Fatmirësisht shkencëtarët në Londër janë afër zhvillimit të një vaksine për llojin e koronavirusit Covid-19. Testimet tashmë janë përfunduar me sukses në minj dhe mund të jenë gati për testime njerëzore deri në qershor.

Eksperimentet janë duke u udhëhequr në “Imperial College London by Mucosal Infection and Immunity” në kryje me Dr Robin Shattock. Ata kanë bërë thirrje për mbledhjen e më shumë fondeve, dhe thanë se një vaksinë mund të jetë në dispozicion në vitin e ardhshëm nëse Qeveria do t’i mbështeste ata.”
Ekipi punon fuqishëm në këtë drejtim, për të gjetur zgjidhjen e këtij virusi. Për ekipin vaksina e paraparë është një shpresë për njerëzimin, e cila mendohet të jetë e dispoueshme brenda këtij vitit, nëse testimi i saj tek njerëzit do të jetë i suksesshëm.

Po të njejtën kohë shkencëtar dhe studiues nga çdo cep të botës po punojnë për të zhvilluar një vaksinë për pandeminë Covid-19, e cila ka infektuar më shumë se 145,000 njerëz në të gjithë globin.

Shkencëtarët në SH.B.A. tashmë kanë filluar një apel publik për gjithë vullnetarët që janë të interesuar që të marrin pjesë në “testimet e para të vaksinës për koronavirus” mbi njerëzit, me anë të cilit çdo pjesëmarrës do të fitonte 1,100 dollarë (900 £).

Ndërsa nga ana tjetër Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të ndalojë tubimet e mëdha publike që të parandojnë avancimin e pandemisë. Deri më tani 11 persona në Mbretërinë e Bashkuar kanë vdekur dhe numri i rasteve të infektuar tani është afër 800. Javën tjetër, qeveria pritet të shpall masa urgjente, që mund të përfshijnë dhënien e kompetencave policisë për të arrestuar gjithë ata që dyshohen se janë infektuar dhe të cilët nuk pranojnë të izolohen.

Boris Johnson është kritikuar për mos ndjekjen e shembullit e vendeve të tjera evropiane dhe vendosjen e kufizimeve dhe masave parandaluese më të ashpra.

Maratona e Londrës u shty deri në tetor ndërsa Federata e Futbollit njoftoi se liga Premier do të pezullohet deri më 4 prill. Ndeshjet e javës së ardhshme të Ligës së Kampionëve dhe Europa League u shtynë gjithashtu siç ishte ndeshja e Rugby Wales – Scotland Six Nations. U anulua në të njejtën kohë edhe turneu i kriketave në Angli në Sri Lanka. Zgjedhjet lokale dhe kryetare të komunës në maj gjithashtu janë shtyrë për një vit.

Ministrat po diskutojnë me këshillin kryesor shkencor dhe shefin kryesor mjekësor  për të ndaluar lloje të ndryshme të ngjarjeve publike apo mbledhje masive, duke filluar prej javës së ardhshme, gjithashtu bisedohet për kryerjen e punëve nga bizneset dhe organet tjera shtetërore në mënyrë shtepiake si alternative e arsyeshme.

Përshtati dhe përmblodhi:

WWW.STUDENTET.MK

About Author