Ne të gjithë i dimë përfitimet e konsumimit të ushqimeve të shëndetshme që janë të rëndësishme për trupin tonë, shëndetin dhe pamjen.

Shtoni këto lloje të ushqimeve në dietën tuaj të përditshme për të përmirësuar shëndetin e lëkurës suaj. Lëkura juaj do të jetë më e ndritshme, e freskët dhe me një shkëlqim të mrekullueshëm.

Ne ju këshillojmë që të përdorni këto produkte ushqimore për të përmirësuar gjendjen e lëkurës tuaj, si dhe shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Bimë të gjelbërta

Spinaqi, marulja, lakra, limoni … të gjitha këto thesare të gjelbra janë të pasura me vitamina të ndryshme. Ata të gjithë kanë beta carotin, e cila pastaj kthehet në vitaminë A, e që është e shkëlqyer për lëkurën me vaj dhe balancimin e prodhimit të sebumit.

Ata janë gjithashtu të pasura me minerale dhe aminoacide esenciale, me të cilat trupi juaj rigjeneron qelizat e lëkurës.

Limoni

Fillone çdo ditë me një gotë me ujë dhe limon dhe lëkura juaj do të fillon të ndryshoj. Limoni është i mrekullueshëm për mëlçinë që e detoksifikon dhe pastron trupin dhe atëherë lëkura zgjerohet dhe duket e ndritshme.

Rrepa e kuqe

Ashtu si limoni edhe rrepa e kuqe, mbështet shëndetin e mëlçisë dhe i jep lëkurës shkëlqimin e saj.

Shafrani

Jo vetëm që aroma ka një antioksidant të lartë, por gjithashtu përmban një sasi të pabesueshme të fitokemikateve që ndihmojnë në luftën kundër inflamacionit. Inflamacioni është rrënja e shumë problemeve të lëkurës, siç janë rrudhat e parakohshme, skuqja, ndjeshmëria dhe aknet.

Karrota

Karrota përmban vitaminë A, e cila ndihmon në luftimin e rrudhave dhe balancon prodhimin e yndyrës, gjë që në thelb e bën lëkurën më të mirë dhe më të shëndetshme.

Avokado

Avokadot janë të dobishme për reduktimin e inflamacionit të lëkurës, duke përfshirë ekzemën dhe aknet. Ajo është gjithashtu plot me antioksidantë që janë të mira për luftimin e dëmtimit të radikaleve të lira nga lëkura.

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author