SPAN dhe DIV

Më parë, pamë se si të caktojmë stile të elementëve të HTML, por ne ndonjëherë duam të caktojmë stile në seksione të tekstit ose përmbajtje që nuk janë pjesë e një blloku HTML.
Kjo realizohet me anë te tag-eve DIV dhe SPAN. Nëse duam të etiketojmë një pjesë të përmbajtjes në mënyrë që ti japim asaj stilin që dëshirojmë, duhet që këtë përmbajtje ta vendosim brenda një tag-u SPAN ose DIV. Në ndryshim nga SPAN, DIV vendos një ndërprerje rreshti në fillim dhe në fund të çdo seksioni duke krijuar në këtë mënyrë blloqe me tekst pa pasur nevoja që ti vendosim ato në tag-e të tjera si paragrafi.

Tipare të tjera te CSS

Disa nga veçorit që shërbejn për të përcaktuar pamjen e tekstit janë:
• font-family: lloje shkrimi sic mund të jenë: serif, cursive, sans-serif, fantasy apo monospace. Ne mund ti caktojmë tekstit një lloj shkrimi ose disa duke i ndarë ato me presje nga njëra tjetra. Duhet pasur kujdes që fontet që ne do të përcaktojm të jenë të instaluara në kompjuter.
• font-size:madhësia e fontit. xx-small, x-small, small, medium, large, x-large, xx-large si dhe vlera numerike.
• font-style: stili i fontit. Mund të përdoret normal, italic, italic small caps, oblique, oblique small caps dhe small caps.
Veçoritë e mëposhtme përdoren në blloqet e teksteve sic mund të jenë paragrafët.
•margin-top, margin-right, margin-bottom, margin-left: distanca minimale ndërmjet një blloku dhe elementit ngjitur.
•padding-top, padding-right, padding-bottom, padding-left: mbush në hapësirën në mes të kufirit dhe përmbajtjen e bllokut.
• border-top-width, border-right-width, border-bottom-width, border-left-width: gjerësia e konturit të bllokut në vlera numerike.
• border-style: stili i konturit të bllokut. none, solid ose 3D.
• border-color:ngjyra e konturit.

Trashëgimia

Është një ndër cilësitë më të fuqishme të CSS dhe ka domethënien se njëherë që kemi specifikuar një property për një element kjo property do të trashegohet dhe tek elementët të cilët janë fëmijë të elementit të mëlartmë që ka të specifikuar cilësine në fjalë. Për shembull nqs kemi specifikuar propertinë font-family për elementin <body> ath këtë
property do ta trashëgojnë të gjithë elementët që përmbahen tek body I faqes. Kjo cilësi është mjaft lehtësuese për kodin tuaj meqenëse nuk ju duhet ta ripërcaktoni në cdo element të faqes porse vetëm në një element “prind”. Por duhet të bëni kujdes! Nëse një property cilësohet në mënyrë të veçantë për një element atëherë atributi i trashëguar prej elementit prind do të bëhen overwrite me propertinë e cilësuar në nivel të atij elementi. Në shembullin tonë të parë pamë se tipi I fontit I përcaktuar në nivel elementi ishte arial. Porse kishte disa qeliza të vecanta të tabelës që përdornin tipin e fontit Courrier. Këto qeliza ishin qelizat të cilat kishin të shoqëruar rregullat e class-es code. Pra edhe pse këto qeliza duke qenë “fëmijë” të elementit trashëgojne cilësine e tipit të fontit Arial prej “prindit” të tyre; arrijnë të mbishkruajmë këtë cilësi me cilësine e Courrier e cila përcaktohet në nivel elementi tek classa code. Kjo ndodh sepse selektuese duke qenë specifikisht I përcaktuar për td.class është në gjendje të paraprij atributet e vendosura në nivel më të lartë hierarkie.
Galeritë e Imazheve me CSS
CSS mund të përdoret edhe për të krijuar galeri imazhesh. Më poshtë është paraqitur kodi për një galeri imazhi. Galeria përmban tre imazhe të emërtuara image1, image2, image3 dhe të ruajtuar në dosjen me emrin image.

PËRMBLODHI DHE PËRSHTATI:
STUDENTET.MK
About Author