Jeni shumë të lodhur, nuk ndjeni vullnet për kryerjen e ndonjë aktiviteti, gjithmonë dëshirë për fjetje? E gjithë këto mund të tregojnë disa shenja që organizmi juaj ka kaluar në një pasivitet si pasoj e mënyrës së jetesës, por më poshtë do cekim disa shtjellime që medoemos duhet ti ndryshoni!!
Mënyra e jetesës
Në fillim ju duhet të mendoni dhe ti bëni një rezyme jetës suaj që ta shikoni se a ekziston ndonjë arsye që po kaloni periudhë të lodhur, dhe rishikimin e çdo shrehije që ju keni në mënyrë që ta shihni gabimin dhe ta përmirësoni.
Pushimi
Me ushtrimet e juaja ju harxhoni energji dhe ndiheni më të lodhur, dhe se logjika e disa njerëzve tregon se nëse ju zvogëloni ushtrimet e juaja dhe pushoni shumë atëherë keni më shumë energji. Kjo është bindje e gabuar sepse me pushimin e tepër ju keni edhe më shumë lodhje.
Kofeini
Disa njerëz e kanë shprehi që të mos e fillojnë ditën e tyre pa pirjen e një kafeje dhe kjo ndihmon sepse kofeini bllokon neurotransmetuesin adenozin i cili na bën të përgjumshëm.
Shkaqet mjekësore
Ndonjëherë në lodhjen tuaj të përhershme mund të ndikojnë edhe medikamentet medicinale. Ka rëndësi të madhe që ju ta vëreni këtë gjë dhe me ndihmën e mjekut tuaj ti zavendësoni këto medikamente. Arsyeja për këtë janë efektet anësore të medikamentit.
Anemia
Anemi zhvillohet si rezultat i mungesës së qelizave të kuqe të gjakut të cilat arrijnë deri tek organet me ndihmën e oksigjenit. Mungesa e oksigjenit shkakton lodhje, ndërsa kjo mund të rezulton edhe me pakësimin e eritrociteve dhe zhvillimin e problemeve tjera.
Apena
Puna fillestare që ju duhet ta shikoni në mëngjes është ta dini se a keni fjetur tërë natën apo ndjeheni sikur nuk keni fjetur aspak. Apena ndodh kur jemi duke fjetur dhe kur ndërrohet rritmi i frymëmarrjes, pastaj vjen edhe e gërrhatura, dhe më e shpeshtë është tek meshkujt dhe njerëzit me peshë të madhe.
Problemet psikologjike
Dy çregullime psikologjike mund të shkaktojnë lodhje të përhershme: depresioni dhe ankthi. Depresioni është çregullimi që pothuajse e ka kapluar çdo njeri dhe gjithashtu shumë e përhapur. Njerëzit e këtillë përveç lodhësis së përhershme, ndonjëherë kanë edhe ndjenjë fajësimi, pavendosshmëri, mërzi, dhe tjera. Këto njerëz fillojnë edhe të largohen nga rrethi shoqëror, dhe asgjë që bëjnë nuk i përfundonë me kënaqësi. Ankthi gjithashtu krijohet me stresin e përditshëm, puna, shkolla, lidhjet, gjendja sociale. Për këto gjendje për fat të keq nuk ka shërim të menjëhershëm dhe duhet të konsultoheni me njerëz të profesionalizuar.