Pulsi paraqet pasqyrim të punës së zemrës në arteriet periferike. Gjatë sistolës, nga barkushja e majtë, përmes aortës gjaku dëbohet në arteriet dhe ajo është pulsacion, që ndjehet si valë pulsore. Gjatë diastolës, në zemër arteriet relaksohen dhe ajo paraqet pauzën midis dy pulsacioneve. Gjatë tërë jetës arteriet në mënyrë ritmike zgjerohen dhe mblidhen në mënyrë të njëpasnjëshme.
Pulsi matet me palpacion në periferi dhe me auskultim të toneve të zemrës në majën e zemrës. Me palpacion pulsi matet në: a. radialis, a.temporalis, a.dorsalis pedis, gjegjësisht në arteriet sipërfaqësore të cilat gjenden në shtresë të fortë, sepse aty pulsi vërehet më mirë.
Tek pulsi regjistrohen disa kualitete:
– frekuenca,
– të mbushurit,
– ritmi.
Frekuenca paraqet numrin e valëve pulsore, gjegjësisht numrin e rrahjeve të zemrës për një minutë. Frekuenca e pulsit varret nga mosha, aktiviteti fi zik dhe psikik. Numri normal I rrahjeve të zemrës për një minutë tek një i rritur është 60 – 80 dhe defi nohet se puls eukardik. Tek të porsalindurit pulsi eukardik është 120 – 140 rrahje të zemrës. Nëse pulsi është i shpejtuar quhet tahikardik, kurse nëse është i ngadalësuar quhet bradikardi.
Nëse takikardia është deri në 100 rrahje të zemrës, ajo është efi kase, gjegjësisht i zmadhuar është volumi minutor i zemërs, kurse organizmi më mirë furnizohet me gjak dhe materie ushqyese. Pulsi i shpejtuar vërehet tek gjendjet febrile, anemitë, shtypja e zmadhuar e gjakut. Gjatë zmadhimit të temperaturës trupore për 1°С, pulsi shpejtohet për 8 – 10 rrahje të zemrës. Bradikardia hast tek hepatitis virosa, stenoza e aortës, blloku kardiak etj. Bradikardi relative paraqitet tek typhus abdominalis, temperature është e zmadhuar, kurse pulsi në kufi të normales.
Të mbushurit ose madhësia e pulsit është madhësia e shtypjes së gjakut mbi murrin e arteries gjatë sistolës dhe diastolës. Pulsi normal është mirë i prekshëm. Pulsi I tillë quhet pulsus magnus. Nëse pulsi është dobët i mbushur, quhet pulsus parvus. Pulsi fi liform paraqitet tek të sëmurë në gjendje shoku dhe është i shpejtuar, rëndë palpohet dhe dobët i mbushur. Pulsus durus ose pulsi I fortë paraqitet tek arteriosclerosa e enëve të gjakut. Valët e pulsi rëndë palpohen, kurse enët e gjakut janë të forta, joelastike, si gypa.
Ritmi i pulsit paraqet zgjerimin dhe mbledhjen e njëpasnjëshme të arterieve dhe varret nga gjatësia e pauzave midis rrahjeve. Pulsi normal është ritmik, gjegjësisht pulsi paraqitet pas pauzave që zgjasin kohë të njëjtë. Nëse pauzat janë më të gjata, e pastaj më të shkurta ky puls është aritmik dhe irregular.
Përmblodhi dhe përshtati
STUDENTET.MK